Lajmet

Çfarë kanë rezervuar emrat e mëdhenj për Kongresin Mobil Botëror?

PCWorld Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Shkurt 2019
0
Kongresi Mobil Botëror është momenti perfekt për të shkëlqyer. Është vendi ku të gjithë sjellin “armatimin” e tyre më të fundit. Çfarë kanë rezervuar emrat e mëdhenj për Kongresin Mobil Botëror?

2019 mund të rezultojë viti kur smartfonët do të bëhen interesantë edhe njëherë. Pas vite të tëra me ndryshime të vogla në formë dhe përmbajtje, industria mobile është gati të kapërcejë “murin” e inovacionit.

Për herë të parë shitjet kanë rënë për shkak të faktorëve ekonomikë por edhe nga ciklet e ngadalta të përditësimeve në harduer.

Shumica e njerëzve duan telefon të mirë dhe prodhuesit e smartfonëve nuk mund të ofrojnë diçka mjaftueshëm për ti bërë konsumatorët të blejnë një të ri.

Kështu nuk u mbetet zgjidhje tjetër veçse të bëhen kreativë. Kongresi Mobil Botëror është momenti perfekt për të shkëlqyer. Është vendi ku të gjithë sjellin “armatimin” e tyre më të fundit.

Ja çfarë mund të presim nga Kongresi Mobil Botëror në Barcelonë përgjatë datave 24-28 Shkurt.

Huawei

Kompania thuhet se ka rezervuar shumë surpriza. CEO Richard Yu ka folur rreth telefonit me palosje dhe një modeli 5G të cilët mbase mund të rezultojnë të jenë një i vetëm.

Huawei ka bërë punë të mirë të mbajë sa më të fshehta informacionet rreth P30 dhe P30 Pro. Spekulohet për tre ose katër kamera të pasme.

LG

LG tashmë ka konfirmuar debutimin e G8 ThinQ në MWC. E dimë se flagshipi do të ketë një kamër frontale me sensor ToF (Time-of-Flight). Ai do të sjellë funksione të avancuara për teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe realitetin e shtuar. Është raportuar se edhe V50 mund të debutojë në këtë aktivitet me 5G.

Microsoft

Një suprizë këtë vit do të jetë pjesëmarrja e Microsoft. Gjigandi i Windows ka konfirmuar aktivitetin më 24 Shkurt ku kompania do të tregojë gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit të virtual HoloLens 2. Pajisja vjen në një kohë kur bota është më e përgatitur se kurrë më parë për realitetin e shtuar.

LEXO EDHE:  Alibaba ka ndërtuar një robot që ecën me 14km për orë dhe dorëzon pako

Motorola

Debutimi i fundit i G7 duket larg Kongresit Mobil Botëror por erërat që fryjnë flasin për një rikthim të telefonit legjendar Razr këtë herë me ekran me palosje.

OnePlus

Është konfirmuar një telefon 5G dhe OnePlus 7 por a thua por flasim për një telefon të vetëm? Kompania do të mbajë aktivitet më dyer të mbyllura por shumica nuk presin lajme të mëdha nga prodhuesi i ri.

Samsung

Mos prisni shumë nga Samsung. Kompania do të mbajë një aktivitet në San Francisco më 20 Shkurt ku pritet debutimi i Galaxy S10-ës. Përtej kësaj kompania mund të na japë në Kongresin Mobil Botëror një paraqitje të veshjeve elektronike apo kompjuterëve.

Sony

Ndërsa telefonët Xperia duket sikur janë lënë jashtë vëmendjes, gjigandi i elektronikës Japoneze gjithnjë ka lënë gjurmë me flagshipët. Këtë vit Xperia XZ4 është pjesë e axhendës. Telefoni thuhet të ketë ekran 21:9 dhe bateri 4,4000 mAh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>