Analiza

Çfarë ndodh nëse ndërpritet interneti?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Mars 2020
0
Disa vende si Rusia dhe Irani aktualisht po testojnë versionet e tyre të internetit duke u kyçur nga interneti global, një shenjë e rritjes së kontrollit të qeverive të tyre. Çfarë ndodh nëse ndërpritet interneti?

Nga një tavolinë e lartë duke shikuar mbi qytetin e Adis Abeba, Markos Lemma shijon çdo ditë një pamje të pazakontë.

Themelues i qendrës së teknologjisë dhe inovacionit IceAddis, hapësira e tij e punës zakonisht është plot e përplot me sipërmarrës të rinj me një kafe ngjitur tavolinës së punës dhe me ëndrra të mëdha.

Por kur interneti ndërpritet, çdo gjë ndalohet. Të dhënat e përvetësuara nga BBC treguan se interneti ndërpritej qëllimisht mëse 200 herë në 33 vende të ndryshme.

Në Prill të 2019-ës, Policia Britanike e Transportit fiku Wi-Fi në rrjetin London Tube gjatë një proteste nga aktivistët e ndryshimeve klimaterike.

Gjatë 2019-ës:

  • Interneti u ndërpre në 65 protesta të ndryshme në mbarë botën
  • 12 ndërprerje u bënë gjatë protestave në periudha zgjedhore
  • Pjesa më e madhe e ndërprerjeve ndodhi në Indi
  • Ndërprerja më e madhe e internetit ndodhi në Afrikën Qendrore për 15 muaj me radhë

Në Adis Abeba çdo gjë ndërpritet tha Markos Lemma. “Askush nuk vjen dhe askush nuk qëndron për një kohë të gjatë pa internet, fundja çfarë do të bëjnë pa të?”

“Një kontratë për zhvillim softueri na u anulua sepse nuk arritëm të përfundonim produktin në kohë për shkak të ndërprerjes së internetit. Ka pasur raste kur konsumatorët tonë ndërkombëtare mendonin se jemi duke i injoruar por nuk është në dorën tonë.”

Motoristët ndalojnë në vend që të dërgojnë ushqimin. Pa një lidhje në internet njerëzit nuk porositin dot në aplikacion thotë Markos.

“Ndërprerja e internetit ka pasoja direkte tek bizneset dhe njerëzit.

Shkëputja nga uebi

Nuk është thjeshtë Etiopia dhe impakti nuk është vetëm ekonomik. Një hulumtim i Access Now tregon se ndërprerjet kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën në mënyra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

Qeveritë urdhërojnë ndërprerjen e internetit duke detyruar ISP që të bllokojnë dërgimin e sinjaleve e nganjëherë duke bllokuar aksesin në shërbime e faqe specifike.

Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se masat po bëhen një mjet represioni për qeveritë në mbarë botën.

Të dhënat e BBC sugjerojnë se ndërprerja është e lidhur ngushtë me oraret e protestave. Qeveritë thonë se ndërprerja bëhet për të ruajtur sigurinë publike dhe parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme.

Por kritikët thonë se ata ndërhyjnë në rrjedhjen e informacionit dhe rrëzojnë disidentët duke i nxjerrë offline.

Në 2016-ën Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se interneti është e drejtë njerëzore dhe arritja e një aksesi universal është një prej objektivave kryesor.

Në Gusht të 2019-ës kryeministri i Etiopisë deklarojë se interneti nuk është as ujë e as ajër dhe ndërprerjet do të mbeten për të ruajtur stabilitetin e vendit.

Markos Lemma shpreh zemërimin e tij në lidhje me këtë.

India në krye të listës së ndërprerjeve

Të dhënat e reja për 2019-ën tregojnë se India kishte numrin më të lartë të ndërprerjeve. Shërbimet e internetit mobil dhe broadband ndaloheshin në pjesë të ndryshme të vendit plot 121 herë ku 67% në zonën e Kashmirit.

Protestuesit në Sudan dhe Irak e gjetën vetveten pa internet dhe pa një mënyrë për tu organizuar sepse interneti u fik.

Impakti i secilit incident varet nga harta e ndërprerjes nga bllokimi lokal i medias sociale tek ndalimi i të gjithë trafikut të internetit.

“Throttling” është një tjetër formë “blackout-i” i vështirë për tu monitoruar dhe ndodh kur qeveria qëllimisht ngadalëson aksesin në shërbimet e internetit duke reduktuar një 4G të shpejtë në nivelin e 2G duke e bërë të pamundur ndarjen e videove ose transmetimeve live.

LEXO EDHE:  Operatori i Sistemit të Transmetimit jep për përdorim fibrat optike

Kjo ka ndodhur në Maj të 2019-ës kur Presidenti i Taxhikistanit pranoi se shumica e rrjeteve sociale pësuan reduktim të shpejtësisë së aksesit përfshirë Facebook, Twitter dhe Instagram.

Disa vende si Rusia dhe Irani aktualisht po testojnë versionet e tyre të internetit duke u kyçur nga interneti global, një shenjë e rritjes së kontrollit të qeverive të tyre. /PCWorld Albanian

Tags >

Interneti