Analiza

Çfarë po mendonte Samsung kur prezantoi dy telefonë të çuditshëm Galaxy S10 Lite dhe Note 10 Lite?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Çfarë po mendonte Samsung kur prezantoi dy telefonë të çuditshëm Galaxy S10 Lite dhe Note 10 Lite?

Në fillim të kësaj jave të parë të 2020-ës Samsung prezantoi dy telefonë të rinj Galaxy: S10 Lite dhe Note 10 Lite.

“S” dhe “Note” në gjuhën e Samsung do të thotë elitë. Këto dy telefonë nuk janë të tillë. Por Samsung e ka një arsye që fshihet pas këtyre telefonëve edhe pse shumë vendime të gjigantit Korean të konfuzojnë.

Pse telefonët kanë sete të ndryshme kamerash? Nga njëra anë S10 Lite ka teknologji Super Stabilizimit Optik të Imazhit, diçka e papritur për një telefon të rangut të mesëm dhe nga ana tjetër Note 10 Lite ka një portë kufjesh 3.5mm dhe S10 Lite jo.

Pse S10 Lite duhet të ekzistojë kur është linja Galaxy A? Këtu fillon problemi i vërtetë sepse është e vështirë të dallosh Galaxy S10 Lite nga Galaxy A71.

Vetëm pas një muaji kompania do të sjellë telefonët flagship, konkretisht seritë S11 apo S20 apo quajeni si të doni. Prezantimi i këtyre telefonëve nuk ka fare sens sepse Samsung duhet ti japë krejtësisht skenën flagshipët të muajit të ardhshëm.

S10 Lite dhe Note 10 Lite ndajnë shumë ngjashmëri: të dy kanë ekran 6.7-inç 2400×1800 AMOLED por jo në lartësinë e ekraneve të Galaxy S dhe Note. Megjithatë kornizat janë minimale e madje në ekran është një prerje për kamerën selfie.

Edhe në cilësinë e ndërtimit nuk ka asgjë që nuk shkon me këto pajisje. Për nga materiali mbase janë edhe më lartë sesa rivalët e të njëjtit çmim.

Por mes tyre ka edhe diferenca. Note 10 Lite ka një laps stylus S-Pen ndërsa S10 Lite jo. Note 10 Lite ka portë kufjesh 3.5mm ndërsa S10 Lite jo.

LEXO EDHE:  Google raporton fitime rekord

Konfuzioni i madh fillon me kamera. Edhe pse të dy kanë tre kamera të pasme, konfigurimi i tyre është komplet ndryshe. S10 Lite ka dy sensorë në pjesën e pasme mjaftë interesantë. Kamera kryesore është 48-megapiksel me kënd të gjerë dhe hapjes f/2 dhe Super Stabilizimin Optik që ofrohej në Galaxy Note 10. Sensori i dytë po aq interesant sa i pari është lentra 5-megapiksel për foto macro që bën të mundur afrimin në distanca të afërta.

Note 10 Lite ka një qasje më tradicionale me kamër super të gjerë, të gjerë dhe telefoto.

Ndryshimi vihet re edhe tek procesorët: Note 10 Lite ka procesorin Samsung Exynos 9810 ndërsa S10 Lite procesorin Snapdragon 855. Pse Samsung ka bërë çdo gjë që thamë më lart duke hedhur një markë premium në një segment të rangut të mesëm? Me Note 10 ka një shpjegim sepse telefoni ka një laps Stylus por S10 Lite? Mbase sepse ka procesorin Snapdragon 855.

Pavarësisht emrit të madh që mbajnë, këto telefonë nuk qëndrojnë askund tjetër veçse në mesin e linjës së telefonët Samsung. /PCWorld Albanian