Analiza

Çfarë shpejtësie reale interneti po përjetojnë përdoruesit e parë të 5G-së?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Sipas OpenSignal kjo është diçka e pritshme për një teknologji e cila është në fazat e para të implementimit. Aktualisht përdoruesit e smartfonëve 5G qasen në spektrat 4G dhe 5G New Radio (NR) njëherazi në atë që quhet Non-Standalone Access Mode. Çfarë shpejtësie reale interneti po përjetojnë përdoruesit e parë të 5G-së? Photo Source: TechRadar

5G ka mbërritur po sa e shpejtë është? Një prej vendeve të para në botë që ka parë një adoptim në masë të 5G-së është Koreja e Jugut dhe sipas një raporti të OpenSignal, shpejtësia mesatare e internetit në një smartfon 5G është 111.8Mbps ose 48% më shumë sesa një smartfon 4G flagship dhe 134% më shumë sesa një smartfon normal 4G.

Këta indikatorë me shumë gjasa do të përmirësohen më tutje ndërsa teknologjia 5G maturohet në muajt e ardhshëm.

Megjithatë shpejtësia maksimale e përjetuar nga përdoruesit e smartfonëve 5G është shumë më e lartë sesa ajo mesatare.

Për shembull në SHBA OpenSignal raportoi se përdoruesit kanë përjetuar shpejtësi deri në 1.2Gbps.

Në kontrast në Korenë e Jugut shpejtësia maksimale e regjistruar sipas OpenSignal është 988Mbps, ose 8.8 herë më e lartë sesa ajo mesatare prej 111.8Mbps.

Koreja gjithashtu është vendi i parë në botë ku smartfonë 5G filluan të shiten në Masë. Po në këtë vend tre operatorët shesin Galaxy 10 5G.

Në kontrast në SHBA shërbimi 5G është lançuar vetëm në hapësira të kufizuara. Siç thamë 5G-ja do të përmirësohet duke qenë se në disa vende të botës bandat 5G ende nuk janë të disponueshme si 3.5Ghz në SHBA dhe mmWave në Evropë.

Edhe pse është shënuar rritje e ndjeshme e shpejtësimeve të shkarkimit mbi rrjetet 5G, shpejtësia e ngarkimit dhe vonesat e transmetimit thuajse nuk kanë ndryshuar fare krahasuar me 4G-në.

Sipas OpenSignal kjo është diçka e pritshme për një teknologji e cila është në fazat e para të implementimit. Aktualisht përdoruesit e smartfonëve 5G qasen në spektrat 4G dhe 5G New Radio (NR) njëherazi në atë që quhet Non-Standalone Access Mode.

LEXO EDHE:  Apple Music lançohet në ueb

Efektivisht ky sistem përdor 5G për shkarkim dhe 4G për funksionet e tjera të rrjeteve. Kur operatorët të lançojnë shërbimet e bazuar vetëm në 5G pa asistentën e 4G, smartfonët 5G do të lidhen ekskluzivisht me një sinjal 5G NR dhe vonesat e transmetimit pritet të bijnë ndjeshëm duke përmirësuar eksperiencën në lojërat online si Fortnite dhe PUBG si dhe komunikimin e bazuar në internet me zë si FaceTime, Tango, WhatsApp, Line etj.

Sipas OpenSignal pritet që eksperienca e përdoruesve 5G të ndryshojë gjatë 2019-ës ndërsa mbulimi me sinjal rritet dhe operatorët adresojnë problemet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>