Harduer

Çfarë të presim nga aktiviteti që do të mbajë nesër Microsoft?

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Me shumë gjasa kompania do të qëndrojë me portat standarde USB në vend të USB-C, një zgjedhje tradicionale për një kompani që beson se përfaqëson të ardhmen. Çfarë të presim nga aktiviteti që do të mbajë nesër Microsoft?

Kemi hyrë në Vjeshtë dhe së bashku me të vinë një mori aktivitetesh në fushën e teknologjisë.

Ditën e nesërme Microsoft ka planifikuar një aktivitet me rëndësi prej të cilit kemi të qartë një gjë: i dedikohet i gjithi produkteve Surface.

Ftesa e dërguar për mediat nuk jep shumë detaje, e bardhë dhe me tekstin “një moment nga koha juaj” të mbishkruar.

Surface Pro 6 është kandidati kryesor për debutimin ditën e nesërme. Produkti është përfolur dhe zbuluar disa herë dhe në të vërtetë duhej të ishte përditësuar kohë më parë.

Nga sa kemi dëgjuar nuk mund të presim ndryshime madhore në dizajn ku pritet të jetë i ngjashëm me paraardhësin.

Me shumë gjasa kompania do të qëndrojë me portat standarde USB në vend të USB-C, një zgjedhje tradicionale për një kompani që beson se përfaqëson të ardhmen.

Hardueri i brendshëm do të jetë ndryshimi më i madh por edhe i pashmangshëm njëkohësisht.

Gjeneratat e 8-të e procesorëve Intel Core me 128GB deri në 1TB memorie të brendshme dhe 4,8 ose 16GB RAM janë diferenca më e madhe me paraardhësin.

I njëjti fat pret edhe laptopin Surface. Edhe pse i mrekullueshëm që në fillim, padyshim përdoruesit do të zhgënjeheshin nëse gjuha e dizajnin mbetet e njëjta.

Për modelin Pro presim specifika harduerit të rangut të lartë dhe asgjë më shumë.

Laptopi do të vijë me Core i5 dhe Core i7 si dhe deri në 1TB memorie të brendshme krahas RAM prej 8 ose 16GB.

Surface Studio dhe HoloLens mund të kenë diçka për të thënë nesër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>