Lajmet

Çfarë të presim nga lançimi i iPhone-it të ardhshëm

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Çfarë të presim nga lançimi i iPhone-it të ardhshëm

Tashmë është raportuar se Apple ka vendosur që të prezantojë iPhone-in e radhës më 10 shtator.

Para se të njihemi përfundimisht me këtë lançim të rëndësishëm për të gjithë adhuruesit e Apple po përmbledhim shkurtimisht se çfarë mund të presim nga lançimi i këtij smartfoni.

IPhone 5S

Duke u bazuar në strategjinë e vazhdueshme të Apple mund të themi se produkti që përdoruesit presin është iPhone 5S dhe jo iPhone 6. Pajisja pritet të jetë përmirësim i modelit iPhone 5.

iOS 7

Do të habiteshim në qoftë se pajisja e ardhshme e Apple nuk do të ketë sistemin e përmirësuar operativ iOS 7 duke qenë se kompania tashmë e ka prezantuar versionin e ri dhe ka deklaruar se do të lançohet në vjeshtë.

Ekran Full HD

Me siguri Apple do të përmirësojë teknologjinë e ekraneve të iPhone 5S. Një pjesë e mirë e pajisjeve më të fundit që gjenden në treg kanë ekran të cilësisë së lartë (Full HD) prandaj dhe Apple do të duhet të punojë pak më tepër për të ofruar teknologji të përmirësuar të ekranit. Përsa i përket përmasave të ekranit nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

NFC dhe skaner i shenjave të gishtit

Dy teknologji të reja që pritet të bëhen pjesë e iPhone 5S janë NFC (Near Field Communications), një teknologji që lejon kryerjen e transaksioneve on line si dhe skaneri i shenjave të gishtit. Deri tani kompania nuk e ka pranuar teknologjinë NFC, por ndoshta më në fund erdhi koha që edhe Apple të adoptojë këtë teknologji. Përsa i përket skanerit nisemi nga blerja më e fundit e kompanisë së sigurisë Authen Tec e cila ofron dhe teknologjinë e skanimit të shenjave të gishtave.

LEXO EDHE:  Aplikacioni iCloud në Windows 10 më i fuqishëm se asnjëherë më parë

iPhone 5C

Tradicionalisht Apple ka lançuar vetëm një model iPhone-i, por këtë vit pritet që kompania të ndryshojë strategji duke prodhuar edhe iPhone-in e përfolur 5C që supozohet të jetë një version i modelit ekzistues por me çmim më ekonomik. Ky produkt pritet të ketë kapak plastik dhe jo prej alumini. (PCWorld Albanian)

iphon i ardhshem

Lajmet e fundit>