Analiza

Çfarë thonë për iPad 2?

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Çfarë thonë për iPad 2?

Pajisja e re është pak e dallueshme nga origjinalja: është më e hollë dhe më e lehtë, ka të njëjtën madhësi ekrani dhe rezolucion të ngjashëm (9.7-inç, 1024 x 768 piksel). Në anën e përparme, është një ueb kamerë me dimensione 640×480 piksel, kryesisht për video-thirrje FaceTime nga Apple; në anën e pasme, një video kamerë që mund të regjistrojë video HD në standardin 720p me 30 imazhe/sekondë, me një zoom 5x.

Edhe pse, jo me shumë ndryshime të mëdha, iPad2 ka arritur të ketë ndikime të mëdha në analistët e tregut.

Jason Snell nga Macworld deklaron: Rezultati përfundimtar e të gjitha këtyre është që iPad 2 është më i lehtë për të manipuluar se sa modeli origjinal… iPad2 është më i lehtë për tu bartur me një dorë, dhe këtë e mundëson edhe pesha më vogël që të mundëson ta bartësh për kohë më të gjatë.
David Progue nga The New York Times ishte më i mahnitur me rezultatet: “Miq të mi, po ju them: vetëm aq përparim në hollësi, peshë dhe shpejtësi. Ne nuk jemi duke biseduar për një laptop apo TV, ku ju nuk e vëreni trashësinë gjatë përdorimit. Ky është një tablet. Ju pothuajse gjithnjë e mbani atë. Hollësia dhe pesha e lehtë janë në mënyrë të pabesueshme të rëndësishme për rehatinë dhe kënaqësinë e përgjithshme.”

Brenda, procesori është përmirësuar, dhe tani kemi  çipin A5 dual-core të Apple, dhe analistët thonë që rezultatet janë dramatike.

Endaget: “Sipas Geekbench, CPU është e akorduar në 800MHz… CPU dhe performanca e grafikës në këtë tablet janë tepër impresionuese për neve – iPad 2 performon shkëlqyeshëm pa marrë parasysh çfarë hedhim në të, lojëra dhe aplikacione që përdorin grafikën në masë të madhe duket që kanë një ritëm më të lartë të imazheve, dhe edhe kur kemi të bëjmë me programe intenzive për CPU si GarageBand, rrallë (gati kurrë) nuk duket të has në probleme.”

LEXO EDHE:  Llojet e teknologjive të aksesit në internet: Çdo gjë që duhet të dini

“Shkurt, iPad 2 është iOS pajisja më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë,” vijon Snell nga MacWorld.
Nuk janë vetëm veçoritë akademike: ju mund të ndjeni shpejtësinë kur e përdorni atë, sepse gjithçka është më e shpejtë dhe më e sheshtë se që ishte në iPad-in e parë.”

Apple nuk ka thënë asgjë për RAM në tabletën e re, e as për të vjetrën, por shumica e ekspertëve pohojnë që iPad 2 ka 512 MB, ose dy herë më shumë se origjinali.

iPad 2 punon në versionin 4.3 të iOS (gjithashtu tani në dispozicion për iPhone 3GS, iPhone 4, dhe iPod touch gjenerata e tretë dhe e katërt). Ndoshta ndryshimi më domethënës për përdoruesit është futja e motorit Nitro JavaScript, që për herë të parë është përdorur për shfletuesin Safari, në versionin mobil.

Kombinimi i një motori më të shpejtë JavaScript, procesorit dual-core, dhe RAM memories shtesë krijon një përvojë mbresëlënëse në përdorimin e internetit, sipas Vincent Nguyen nga Slashgear.

“Faqet ngarkohen dhe pasqyrohen më shpejtë, dhe lëvizja është më e sheshtë,” shkruan ai. “Aty ka më pak kohë të kaluar duke shikuar në modelin e faqes së zbraztë, duke pritur të shfaqen materialet në faqe, dhe zoom me pickim gjithashtu zgjidhet më shpejtë. Ndërkohë, falë RAM-it shtesë, ne hasim në më pak probleme të lidhur me memorien dhe prishje në të dyjat, shfletuesin standard, dhe aplikacionet tjera shtesë. Përderisa iPad origjinal nganjëherë mbingarkohej nga disa uebfaqe të rënda, duke ju rikthyer në faqen e parë, ne ishim në gjendje të hapnim tabe të shumta dhe akoma të të mos kemi probleme me performancën e iPad 2.”

Përkundër procesorit më të fortë, bateria e iPad 2 (njëjtë si me origjinalin) përmban më shumë se që Apple premtoi, 10 orë të lëngut të pemëve, bazuar në disa recensime. “Për afër një javë të përdorimit, unë kurrë nuk gjejta një arsye për të mosbesuar në ato recensime,” sipas Macworld. “Bateria tërë-ditën e iPad, ndoshta është veçoria më e mirë.”

LEXO EDHE:  WordPress 5.0 po vjen, a është uebsajti juaj gati?

“Disi pa marrë parasysh shasinë më të hollë dhe CPU-në e re, aty akoma ka hapësirë për baterinë Li-Poly, 25-vat-për orë,” shkruan Slashgear. “Në fakt, ashtu siç ishte me iPad-in e parë, ne kemi parë më tepër se 10 orë përdorim me mbushje të plotë. Kjo ishte me WiFi e lëshuar në funksion…”

Analistët ishin të impresionuar, e edhe të mahnitur, nga mbështjellësi Smart Cover i Apple për iPad 2: një aksesuar shtesë që është një ekran i palueshëm që lehtë mund të ngjitet në magnet, duke mbrojtur ekranin për prekje. “Thjeshtë: E dua këtë gjë,” shkruan MG Siegler nga TechCrunch. “Mbështjellësi kapet me magnet. Kjo siguron që kurrë të mos zhvendoset gabimisht. Dhe po aq me rëndësi është që kjo e lejon edhe të shkëputet me po aq lehtësi. Dhe mbështjellësi mund të paloset deri në dy herë në pozicionin e ngritur qoftë për shkrim (ngritje e thjeshtë të iPad 2)ose për të shikuar ndonjë gjë (ngritja më e madhe e iPad 2).”

Engadget na paralajmëron që, sipas dizajnimit, ai lë pjesën e prapme të pambrojtur. “Neve na pëlqen komforditeti i Smart Cover dhe mënyra se si shihet, por nëse jeni të brengosur seriozisht për iPad (dhe jo vetëm pamjen), ju mund të kërkoni edhe opsione tjera.”

Kishte edhe një varg ankesash, por asnjëra nga ato aq të mëdha që do të ndërprente shfaqjen. Disa analistë dëshironin kamera më të mira, ose ekran me rezolucion më të lartë, një mënyrë për sinkronizimin e mediave dhe aplikacioneve me anë të wireless, një sistem njoftues më të përmirësuar, ose përdorimin e widgets të ngjashëm me Mac OS në UI të Apple iPad 2. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Lajmet e fundit>