Lajmet

Çfarë u kërkua më së shumti në Google në 2018-ën?

Publikuar , 12 Dhjetor 2018
0
Në 2018-ën komuniteti global tregoi vëmendje të lartë ndaj Kupës së Botës që u mbajt në Rusi. Finalja u luajtur mes Francës dhe Kroacisë ku i pari rrëmbeu trofeun. Çfarë u kërkua më së shumti në Google në 2018-ën?

Viti në Kërkim i Google është shumë më tepër sesa një regjistër dixhital të dhënash, fenomenesh dhe lajmesh të cilat kanë kapur më së shumti vëmendjen tonë në 12 muajt e fundit.

2018-ta tregoi se ky ishte viti i ngjarjeve sportive, martesave, vdekjeve të njerëzve të famshëm, politikës dhe fatkeqësive natyrore.

Në 2018-ën komuniteti global tregoi vëmendje të lartë ndaj Kupës së Botës që u mbajt në Rusi. Finalja u luajtur mes Francës dhe Kroacisë ku i pari rrëmbeu trofeun.

Bota u shokua nga vdekja e muzikantëve të profilit të lartë ashtu edhe shkencëtarit të mirënjohur Stephen Hawking. 7 nga 10 termat më kërkuar ishin emrat e këtyre personaliteteve të cilët u ndanë nga jeta si Mac Miller, DJ Avicii, Stan Lee, Anthony Bourdain, XXXTentacion dhe Kate Spade.

Në listë hyri edhe filmi Black Panther si dhe dasma e Meghan Markle me Princin Britanik Henry.

Në kategorinë e pyetjeve drejtuar motorit të kërkimit kryesonte pyetja: Çfarë është Bitcoin? Loja më e kërkuar ishte Fortnite ndjekur nga Red Dead Redemption 2, Fallout 76, Far Cry 5 dhe God of War.

Lajmet më të kërkuara ishin Kupa e Botës, Uragani Florence, rezultatet e zgjedhjeve, sulmi me armë në Florida, martesa mbretërore dhe rezultati Mega Millions.  Listën e plotë e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  App Store dominon Google Play në të ardhura, e kundërta për numrin e shkarkimeve

Tags >

Google
Lajmet e fundit>