Softuer

Çfarë lojëra të reja na presin gjatë verës…

Publikuar , 11 Korrik 2010
0
Çfarë lojëra të reja na presin gjatë verës…

Për fat, prodhueit e softuerëve janë duke filluar të mledhin mend dhe të përdorin muajt e ngadalshëm për të paraqitur një numër më të madh të titujve premtues por jo të rangut të lartë. Këta që do t’i lexoni më poshtë janë në mesin e lojërave më të mira që PCWorld Albanian ka zgjedhur për ju dhe të cilat do të publikohen gjatë verës.

Lara Croft and the Guardian of Light, është një lojë mjaft atkraktive që kësaj radhe ndryshon mjaft shumë nga pjesa paraprake, tani ju mund të luani multiplayer me miq, të luftoni, të zgjidhni probleme e shumëçka tjetër.

Më pas është Alpha Protocol që premton argëtim të mjaftueshëm në këtë verë që nuk do të ketë tituj të mëdhenj, por pavarësisht kësaj në këtë tiull ju do të gjeni argëtim të mir, skena ekzotike, karatker që mund të rregullohet sipas dëshirës dhe spiunazh sa të doni.

Adhuruesit e zhanrit fantastiko-shkencor këtë verë mund të argëtohen edhe me “Transformers: War of Cybertron” që ofrohet edhe në PC edhe në platformat tjera. Ajo është lojë e parashikueshme, por në thellësi përmban beteja të jashtëzakonshme mes Autobots dhe Decepticons.

E tiulli i radhës është diçka që kemi pritur shumë, ndoshta tepër shumë; bëhet fjalë për Mafia II, për të cilin mund të them se është titulli më premtues i kësaj vere. Kjo lojë do të ofrohet për të gjitha platformat e argëtimit dhe premton të sjellë të njëjtat aventura në ambient të hapur dhe me beteja klasike mafioze, por tani në përkrahje të teknologjisë së re grafike, eksperienca premton të jetë diçka e jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  Aplikacioni Slack për desktop 33% më i shpejtë dhe përdor 50% më pak memorie

Ka edhe tituj tjerë që janë paraqitur gjatë vitit e që do të paraqiten më vonë gjatë këtij viti, por këto që u përmendën më lart kanë të bëjnë vetëm me sezonin e verës. Por mos u frikësoni sepse vera premton të jetë e nxehtë, dhe nëse dëshironi argëtim atëherë më mirë do të përshtatej freskimi në plazhet e Durrësit apo Ulqinit, apo kudo tjetër. Lojërat mund të presin, sepse argëtimi më i mirë fillon pas sezonit të pushimit…

Lajmet e fundit>