Lajmet

Changers lanson sistemin solar shoqëror

Publikuar , 20 Tetor 2011
0
Changers lanson sistemin solar shoqëror

Lajmi për këtë u publikua për herë të parë në Techcrunch.com, ku në mes tjerash përshkruhet pajisja dhe pakoja startuese e Changers, e cila përmban baterinë solare të kompanisë “Kathuohfummi (TM)” dhe modulin solar Changers “Maroshi” TM, i cili mund të gjenerojë deri në katër vat për orë.

Sistemi sipas TechCrunch, ka një element social, që në mes tjerash lidhet me procedurën e ngarkimit të të dhënave në kuadër të një tregu të energjisë në Changers.com, duke ju mundësuar të shihni sesa energji keni ngarkuar dhe të shkëmbeni kursimet e energjisë me miqtë.

Paneli solar, i prodhuar në Kolorado, mund të lidhet me çfarëdo dritare apo sipërfaqe diellore, dhe moduli solar mund të mbush baterinë 16 vat të njësisë brenda katër orëve. Kur fuqizon pajisjen tuaj, sistemi është në gjendje ta mbush atë sikurse një “wal outlet cloud”. 

Përveç kësaj, të dhënat që ngarkohen online në Changers.com do të mundësojnë që të shihet në formë vizuale sesa energji keni kursyer. TechCrunch më tej shpjegon se ju mund të krahasoni rezultatet tuaja me anëtarët tjerë të komunitetit apo me miqtë në Facebook apo Twitter. Këto kursime më pas kthehen n’ Changers Credits’ që mund të shpenzohen tek partnerët e kompanisë. 

Changers që tanimë është duke e lansuar produktin në SHBA për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të rinj, është kompani e themeluar në Gjermani dhe në mes tjerash pranë saj qysh prej fillimit ka qenë ndërmarrësi i njohur nga Kosova, Kushtrim Xhakli. Ndërsa përveç kësaj Changers është edhe duke filluar me shitjen e pakove startuese që kushtojnë 149 dollarë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  400 milionë përdorues të Windows 10 do të detyrohen nga Microsoft të bëjnë atë që më së paku e dëshirojnë

Lajmet e fundit>