Biznes

ChatGPT do të kushtojë 42 dollarë në muaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Janar 2023
Një zhvillues i quajtur Zahid Khawaja publikoi një video duke treguar sesi funksionon abonimin profesional dhe ai thotë se përgjigjet shumë më shpejtë sesa versioni pa pagesë. ChatGPT do të kushtojë 42 dollarë në muaj

Në fillim të muajit OpenAI tha se ishte duke eksploruar mënyra për të monetizuar robotin e saj të komunikimit me inteligjencë artificiale ChatGPT duke ju dhënë mundësinë përdoruesve të regjistrohen për akses të hershëm në “ChatGPT Professional.”

Tashmë disa përdorues thonë se ju është dhënë akses në një abonim 42 dollarësh në muaj.

OpenAI nuk ka konfirmuar këtë gjë ende e as bërë një njoftim. Por çfarë marrin përdoruesit për 42 dollarë në muaj? Sipas imazheve të postuara nga disa përdorues, abonimi me pagesë jep përgjigje më të shpejta, akses të qëndrueshëm dhe qasje prioritare në funksionalitetet e reja.

Një zhvillues i quajtur Zahid Khawaja publikoi një video duke treguar sesi funksionon abonimin profesional dhe ai thotë se përgjigjet shumë më shpejtë sesa versioni pa pagesë.

Problemi më i madh është kostoja. Në Discord-in zyrtar të ChatGPT, shumë përdorues shprehën irritim dhe zhgënjim për çmimin 42 dollarësh.

Pritet që këtë vit tregu për robotë komunikimi me inteligjencë artificiale të shpërthejë. Jo vetëm që ka sisteme rivale në zhvillim si Claude, ndërtuar nga ish punonjës të OpenAI, por Microsoft raportohet se do ta integrojë në Office dhe Bing. Google po përshpejton planet për një robot komunikimi për ta integruar në kërkimin online. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Linja Galaxy S23 do të vijë me rritje të ndjeshme çmimi