Lajmet

ChatGPT: Inteligjenca artificiale që bën detyrat e shtëpisë – universitetet dhe shkollat kanë nevojë për rivlerësim

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Janar 2023
Një gjë është e sigurte: ChatGPT do të përmirësohet me kalimin e kohës. ChatGPT: Inteligjenca artificiale që bën detyrat e shtëpisë – universitetet dhe shkollat kanë nevojë për rivlerësim Photo Source: (Image: CHUAN CHUAN/Shutterstock.com)

Përparim, moment historik, pikë kthese, këto janë fjalët që dëgjojmë herë pas herë kur ekspertët flasin për ChatGPT. Me këtë robot komunikimi nuk flisni thjeshtë në internet. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ai mund të shkruajë ese, poema, letra dhe të gjitha llojet e tjera të teksteve ndërsa aftësitë e tij janë inspiruese.

Kjo ju jep mësuesve në universitete dhe shkolla një problem të ri. A është ky fundi i detyrave të shtëpisë?

ChatGPT – ky është fokusi im tashmë

Këto zhvillime do të ndryshojnë shkollën siç tha Presidentja e Konferencës së Ministrave të Edukimit(KMK), senatorja e edukimit në Berlin Astrid-Sabine Busse gjatë një interviste për Bildung.Table.

ChatGPT është shumë i ri. “Por është fokusi im kryesor.” Sipas një zëdhënësi, Komisioni KMK dëshironte të adresonte temën e inteligjencës artificiale në Janar.

Shoqata Gjermane e Universiteteve po ndjek nga afër progresin e ChatGPT dhe aplikacioneve të tjera AI. Nuk ka kërkime lidhur me përdorimin e gjeneruesit të tekstit nga studentët dhe deri në çfarë mase, tha zëdhënësi Matthias Jaroch. “Megjithatë nuk do të ishte reale të mos supozojmë se studentët e përdorin apo do ta përdorin ChatGPT.”

Mendimi kreativ dhe kritik mund të goditet rëndë

Shoqata Reaschule e Mësuesve të Bavarisë e shikon në të njëjtën mënyrë: “Është një keqinterpretim se këto zhvillime do të mbeten të fshehura nga studentët,” tha oficeri dixhital Ferdinand Stipberger. Është e qartë se robotët e komunikimit si ChatGPT përdoren për detyra shtëpie. Ekspertja Anja Bensinger-Stolze nga unioni i shkollave GEW e shikon si një rrezik të madh: nxënësit nuk mësojnë më të bëjnë referenca, ata thjeshtë shkruajnë një tekst të gjeneruar nga interligjenca artificiale për të kryer detyrat e shtëpisë thotë ajo.

LEXO EDHE:  Një robot komunikimi është "alarmi i kuq" për biznesin e kërkimit të Google

Mendimi kreativ dhe kritik, sipas ekspertëve të edukimit, mund të shkatërrohet dhe ky i fundi në veçanti është shumë i rëndësishëm kur përballemi me inteligjencën artificiale si ChatGPT. “Edhe nëse modeli funksionon shumë mirë, shpeshherë ka përgjigje të gabuara, të cilat në të njëjtën kohë duken shumë bindëse,” shpjegonte profesorja e shkencave kompjuterike Iryna Gurevych nga Universiteti Teknik i Darmstadt.

ChatGPT nuk është i përditësuar

Nëse e pyesni ChatGPT për Olaf Scholz, do të thotë: “Ai është Ministër Federal i Financave dhe Zëvendës Kancelar i Republikës Federale Gjermane në kabinetin e katërt të Merkel.” Dhe Kancelar i bie të jetë ende Angela Merkel.

Arsyeja e kësaj mund të shpjegohet nga ChatGPT vetë kur e pyesni: “Niveli im i njohurive është përpara Shtatorit 2021 prandaj nuk mund të paraqes zhvillimet përtej kësaj date,” shpjegonte roboti i komunikimit duke dhënë menjëherë një këshillë: “Është shumë e rëndësishme që të kuptoni se ekziston një mundësi që përgjigjet e mia nuk janë të sakta dhe këshillohet të kontrolloni dhe verifikoni këtë informacion.”

“Ndalimi i AI – mashtrimi dhe kopjimi nuk lejohet”

Një gjë është e sigurte: ChatGPT do të përmirësohet me kalimin e kohës. “Është një sistem që mëson,” thotë profesorja e shkencave kompjuterike Katharina Morik nga Universiteti Teknik i Dortmund. Në të ardhmen do të ketë versione më të mira si dhe modele të reja AI duke nxitur rritjen e aplikacioneve të tilla. Ndërsa mësuesit duhet të reagojnë mendon Morik. “Ne nuk mund të pretendojmë se nëse dikush shkruan një tekst të bukur si përmbledhje të një literature, dhe i bie që të ketë kuptuar tërë literaturën.”

LEXO EDHE:  WhatsApp rrit limitin e anëtarëve të grupeve

A duhet studentët të ndalohen të përdorin inteligjencën artificiale? Mbi të gjitha, mashtrimi dhe kopjimi nuk lejohet në provime. Avancimet në këtë drejtim po bëhen tjetër kund. Për shembull bordi i Shkollës së New York bllokoi ChatGPT në serverët e saj, tha ekspertja e GEW Bensinger-Stolze. Presidentja e KMK Busse nga ana tjetër nuk i konsideron ndalimet e përdorimit të AI si të pranueshme. “Pyetja duhet të jetë çfarë aftësish nevojiten për të përdorur inteligjencën artificiale në mënyrën e duhur,” tha ajo për “Bildung.Table.”

“Rregulla të qarta dhe të pranueshme, qasje e duhur ndaj inteligjencës artificiale”

Ne nuk duhet që ta refuzojmë apo ndalojmë në mënyrë kategorike një inovacion të tillë teknologjik. Rregulla të qarta dhe të pranueshme, si dhe përdorim i duhur i inteligjencës artificiale janë më të rëndësishme,” thotë Stipberger nga Shoqata Reaschule e Mësuesve të Bavarisë. Në mënyrë që studentët ta mësojnë këtë, mësuesit duhet të kenë trajnimin e duhur.

Bensinger-Stolze thotë se debati ChatGPT mund të ofrojë një mundësi për të provuar metoda të reja testimi në shkolla. Interpretime dhe reflektime më kritike dhe më pak njohuri. Morik parashikon se universitetet do të shqetësohen më tepër me transferimin e njohurive të mësuara në drejtime të tjera. “Duhet të bëjmë provime me gojë.” /PCWorld Albanian

Burimi: Heise

Tags >

ChatGPT