Lajmet

Chelsea kundërshton ofendimet raciste në Twitter

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Chelsea kundërshton ofendimet raciste në Twitter

Lojtari i ekipit të futbollit Chelsea, Jon Obi Mikel, u largua ng Twitteri dhe klubi qortoi personat të cilët e sulmuan atë me ofendime raciste duke ndjekur një gabim kritik në një ndeshje gjatë kësaj jave.

Një kalim bredharak nga Mikel ia mundësoi kundërshtarit në Ligën e Kampionëve, Juventusit, që të shënojë më vonë për një barazim prej 2-2 kundër skuadrës Chelsea. Duke ndjekur gafën, mbështetësit e ekipit Chelsea e përdorën rrjetin Twitter për t’i dërguar Mikelit, i cili është në fakt nga Nigeria, një varg të mesazheve raciste.

Sipas një raporti nga Mirror, Mikel ndali llogarinë e vet pas më pak se 24 orëve pas ndeshjes, por më vonë tha që ai nuk e bëri këtë gjë për shkak të ofendimit racor.

Chelsea më pastaj postoi këtë mesazh në Twitter gjatë ditës së enjte: Ofendimi në rrjetet shoqërore është i neveritshëm. Cicërimet raciste drejt Mikelit janë plotësisht të papranueshme. Policia u informua dhe #CFC mbështet veprimin më të fuqishëm.

Nuk ka ndonjë fjalë nëse policia ka gjetur dikë ose ka planifikuar të dënojë cicëruesit racistë.

Ofendimet raciste kundër lojtarëve me origjinë afrikanë kanë qenë prej kohësh një problem në futbollin anglez dhe kjo dinamikë përfundimisht ka vazhduar teksa Twitteri dhe platformat e rrjeteve të tjera shoqërore ua kanë dhënë dashamirësve qasje më të drejtpërdrejtë tek yjet e sportit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët mashtrojnë përdoruesit duke ndryshuar numrat e kontaktit të bizneseve dhe bankave në Google

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>