Lajmet

Chrome 21 me API të re Video dhe Audio

Publikuar , 03 Gusht 2012
0
Chrome 21 me API të re Video dhe Audio

Të martën u lansua versioni 21 i Google Chrome së bashku me disa veçori të reja dhe një sërë problemesh të rregulluara.

Ndoshta, një nga karakteristikat e reja më interesante është API, që shërben për të komunikuar me cilësi të lartë audio dhe video. E njohur edhe si getUserMedia API, kjo teknologji e re ju mundëson të lidhni kamerën dhe mikrofonin tuaj me Ueb aplikacione pa pasur nevojën e një plug-in. GetUserMedia API është në fakt hapi i parë i Chrome drejt implementimit të WebRTC, një standard i ri per komunikimet në kohë reale që është projektuar për të mundësuar transmetimin në Ueb të videove dhe audiove me cilësi të lartë.

Integrim për Cloud Print

Një karakteristikë e re e Chrome 21 është integrimi më i madh me shërbimin Google Cloud Print. “Tashmë, printerët tuaj të Google Cloud Print janë të integruar brenda një dritareje dialogu të Chrome dhe mund të printoni lehtësisht nga pajisjet tuaja mobile me Cloud Ready printer, Google Drive, Chrome”, shpjegoi inxhinieri softuerik Robert Toscano përmes blogut muajin e kaluar gjatë shpërndarjes së versionit beta. Gjithashtu, shfletuesi përkrahë edhe gamepads si dhe ekranet e rezolucion të lartë Mac Retina.

Rregullohen 26 probleme sigurie

Së fundmi, Chrome 21 vjen me 26 probleme sigurie të rregulluara, duke përfshirë këtu edhe një që klasifikohej si ‘kritike’ dhe nëntë të tjera të kategorisë me rrezik ‘të lartë’.

Në total u paguan vetëm 2,000 dollarë për projektin e gjetjes së dobësive të shfletuesit (Google bug bounty program) pasi Google i gjeti vetë pjesën më të madhe të problemeve (shumë prej tyre përmes mjetit AddressSanitizer). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google ndryshon politikat e reklamimit për abortin

Lajmet e fundit>