Lajmet

Chrome 69 akseson llogarinë tuaj sa herë që kyçeni në një shërbim të Google

Sep 24 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse përfitimet janë të mëdha me kyçjen në Chrome, për disa arsye kryesisht privatësie, nuk do ta dëshironit një veprim të tillë. Chrome 69 akseson llogarinë tuaj sa herë që kyçeni në një shërbim të Google

Versioni më i fundit i shfletuesit të Google, Chrome 69, sjell disa ndryshime shumë të kërkuara por gjithashtu edhe një i cili nuk ka për tu pëlqyer mbase.

Përdoruesit të cilët kyçen në një prej shërbimeve apo uebsajteve të Google, automatikisht do të kyçen edhe në Chrome.

Në të kaluarën mund të kyçeshit në Gmail, Youtube apo uebsajte të tjera të Google pa pasur nevojë të kyçeshit në shfletues.

Edhe pse përfitimet janë të mëdha me kyçjen në Chrome, për disa arsye kryesisht privatësie, nuk do ta dëshironit një veprim të tillë.

Kjo sepse kur të keni kryer së kontrolluari Gmail-in tuaj, nuk duhet të harroni të shkyçeni nga shfletuesi Chrome.

Nëse jeni përdorues i rregullt i shërbimeve dhe shfletuesve të Chrome, ndryshimi në fjalë nuk ka për tu shqetësuar aq shumë.

Por një gjë është e sigurtë se ka shumë përdorues të cilët nuk e pëlqejnë fare idenë që Google mund të grumbullojë të dhënat e tyre e pastaj të bëjë të njëjtën gjë siç bënte me leximin e e-mail-eve në Gmail për të përmirësuar shërbimin e reklamimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>