Lajmet

Chrome 70 anulon funksionin kontrovers që vuri në dyshim privatësinë e përdoruesve

Oct 17 2018
0 Shpërndarje
Opsionin e gjeni në tabin Preferences nën seksionin Privacy and Security. Nëse e nuk e ç’aktivizoni manualisht, zëre se nuk keni përditësuar fare Chrome. Chrome 70 anulon funksionin kontrovers që vuri në dyshim privatësinë e përdoruesve

Nëse gjëja që ju ka acaruar më së shumti në lidhje me Chrome 69 ka qenë kyçja automatike në Chrome sapo hapnit një llogari të shërbimeve të Google, atëherë keni nevojë për përditësimin e fundit të shfletuesit.

Chrome 70 ka mbërritur dhe ju garanton përdoruesve akses në shërbime e Google pa i kyçur automatikisht në Chrome.

Megjithatë ndryshimi i ri është larg asaj që kemi pritur sepse në të vërtetë u jep shansin përdoruesve të anulojnë funksionin e ri manualisht duke e lënë aktive derisa ju të merrni masa vetë.

Opsionin e gjeni në tabin Preferences nën seksionin Privacy and Security. Nëse e nuk e ç’aktivizoni manualisht, zëre se nuk keni përditësuar fare Chrome.

Kur u lançua ky funksion në Chrome 69, polemika të shumta shpërthyen në mesin e përdoruesve ndaj Google.

Përfaqësuesit e kompanisë shpjegonin se Chrome thjeshtë tregonte se jeni kyçur në një shërbim të Google dhe nuk sinkronizonte automatikisht aktivitetin tuaj në shfletues.

Së fundi versioni 70 i Chrome përmban edhe disa përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

Shkarkoni Chrome 70

Lajmet e fundit>