Lajmet

Chrome 71 bllokon reklamat abuzive që tentojnë të vjedhin informacionet personale të vizitorëve

Nov 6 2018
0 Shpërndarje
Pasi janë lajmëruar, pronarët e faqeve kanë afat 30 ditë për të eliminuar këto reklama abuzive përpara se të vendosen në listën e zezë të Google. Chrome 71 bllokon reklamat abuzive që tentojnë të vjedhin informacionet personale të vizitorëve

Lufta e Google ndaj uebsajteve të cilat përmbajnë reklama abuzive sapo ka filluar me Chrome 71.

Ky version i shfletuesit do të bllokojë të gjitha ata reklama që përmbajnë mesazhe të rreme, klikime të papritura, phishing, ridrejtime sutomatike, maluerë, dhe reklama që nuk kanë një brend.

Pronarët e këtyre uebsajteve mund të vizitojnë një seksion në Google Search Console quajtur Abusive Experiences Report për të parë në Google konsideron abuzive reklamat që ata kanë vendosur.

Pasi janë lajmëruar, pronarët e faqeve kanë afat 30 ditë për të eliminuar këto reklama abuzive përpara se të vendosen në listën e zezë të Google.

Google tha se vetëm një numër i vogël sajtesh kishin reklama të tilla dhe nuk është një problem i përhapur.

Kompania thotë se në shënjestër janë ato sajte të cilat përdoren nga hakerët për të vjedhur informacione personale.

Nëse dëshironi të ç’aktivizoni bllokuesin e reklamave abuzive mund të ndiqni këtë procedurë:

  1. Shkruani chrome://settings/content/ads në fushën e adresës
  2. Klikoni sliderin që shfaqet në opsionin e parë

Gjithashtu në këtë seksion mund të shikoni edhe sajtet e bllokuara dhe të lejuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>