Lajmet

Chrome 72 nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Shfletuesi Chrome ka mbi 1 miliardë përdorues dhe është një prej platformave më të mëdha në botë të zhvilluesve. Chrome 72 nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

Google ditën e sotme lançoi Chrome 72 për Windows, Mac dhe Linux. Debutimi vjen me një opsion për bllokimin e injektimit të kodit dhe funksione të reja për zhvilluesit.

Ju mund të përditësoni në versionin e fundit duke përdorur përditësuesin e shfletuesit ose duke shkarkuar nga google.com/chrome. Shfletuesi ka mbi 1 miliardë përdorues dhe është një prej platformave më të mëdha në botë të zhvilluesve. Vlen të përmendet se Chrome 72 heq mbështetjen për Chromecast në kompjuter. Për të lidhur një pajisje të tillë duhet ta bëni përmes një pajisjeje mobile.

Duke qenë se nuk kemi të bëjmë me një version madhor, veçoritë për të mbuluar nuk janë të shumta. Iniciativa për të bllokuar injektimet e kodit filloi vitin e kaluar kur Chrome paralajmëronte përdoruesit. Tashmë paralajmërimet janë hequr dhe kodi bllokohet automatikisht. Google tha se 2/3 e përdoruesve në Windows kanë aplikacione të cilat ndërveprojnë me Chrome si antivirusë të cilët injektojnë kode. Ka qenë të shpeshta situata kur me injektimin e kodit shfletuesi dështonte. Të paktën në 15% të rasteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Tags >

Chrome
Lajmet e fundit>