Lajmet

Chrome 76 firmos shuarjen e Adobe Flash

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Qershor 2019
0
Jo vetëm që pjesëzat individuale të Flash bllokohen automatikisht, por tashmë i tërë funksioni Flash në shfletues do të bllokohet. Chrome 76 firmos shuarjen e Adobe Flash

Risia e madhe e fundit e Google Chrome ishte modaliteti “Dark Mode” në Chrome 73 dhe 74, ndërsa versioni 75 nuk solli ndryshime të dukshme.

Por sot me Chrome 76 beta funksione të reja po vinë për të cilat do të gëzoheni. Ndërsa Adobe Flash do të japë frymën e fundit në 2020 dhe se është bllokuar thuajse nga çdo shfletues madhor, Chrome 76 po merr një hap më tutje.

Jo vetëm që pjesëzat individuale të Flash bllokohen automatikisht, por tashmë i tërë funksioni Flash në shfletues do të bllokohet.

Nëse keni instaluar versionin beta mjafton të shkruani në fushën e adresës chrome://settings/content/flash do të vëreni se funksioni është aktiv automatikisht.

Një tjetër ndryshime është se uebsajtet tashmë nuk mund të kuptojnë më kur jeni duke shfletues privatisht ose siç njihet ndryshe funksioni “Incognito.” Për publikuesit i The New York Times do të jetë thuajse e pamundur tu gjurmojë për të mësuar sesa artikujt falas keni lexuar për tu nxitur në abonimet me pagesë.

Edhe vetë Dark Mode ka disa përmirësime. Tashmë zhvilluesit mund të programojnë sajtet e tyre për të ofruar automatkisht versionet e errëta të uebsajteve thjeshtë duke shtuar pak kod nëse mësojnë se “Dark Mode” në Chrome është aktivizuar.

Versioni stabil i Chrome 76 do të debutojë më 30 Korrik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dyqani i aplikacioneve Google Play pushtohet nga ngjyra e bardhë

Lajmet e fundit>