Lajmet

Chrome 88 përmirëson eksperiencën e shfletimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Janar 2021
Me këtë version të shfletuesit Google nuk do të mbështesë më Chrome në Mac OS X 10.10 Yosemite. Përdoruesit e Mac duhet të kenë të paktën OS X 10.11 El Capitan. Chrome 88 përmirëson eksperiencën e shfletimit

Mbështetja për dark mode e Chrome në Windows 10 erdhi para ca kohësh, por Chrome 88 e përmirëson më tutje.

Google lançoi versionin e fundit të shfletuesit më 19 Janar 2021. Versioni i ri i shfletuesit përmban disa ndryshime shumë të nevojshme të cilat përmirësojnë më tutje eksperiencën e përdoruesit.

Dark Mode tani aplikohet edhe në shiritat e shfletimit në faqet e brendshme të Chrome, në Settings, Bookmarks, History, New Tab e shumë të tjera.

Megjithatë nuk është ende prezent në faqet që mbështetin dark mode.

Me Chrome 88 nuk do të mund të hapni më URL FTP si ftp:// addresa. Është një opsion po aq I vjetër sa Chrome por që nuk ka mbështetje për lidhjet e enkriptuara FTPS. Një haker me lehtësi mund të modifikojë përmbajtjet që po shkarkoni në tranzit që nuk do të ishe e mundur në HTTPS ose FTPS.

Me këtë version të shfletuesit Google nuk do të mbështesë më Chrome në Mac OS X 10.10 Yosemite. Përdoruesit e Mac duhet të kenë të paktën OS X 10.11 El Capitan.

Së fundi përdoruesve do tu kërkohen më pak leje dhe autorizime nga Chrome që pengojnë eksperiencën e shfletimit. Kryesisht këto leje do të shfaqen në fushën e adresës në të majtë si në foton e paraqitur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome eliminon nevojën për një menaxher fjalëkalimesh