Lajmet

Chrome dhe Firefox kalojnë më mirë se IE në testet e besueshmërisë

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
Chrome dhe Firefox kalojnë më mirë se IE në testet e besueshmërisë

Versionet e fundit të Google Chrome dhe Mozilla Firefox janë më pak të prirë për ngecje dhe gabime se sa Internet Explorer 10 i Microsoft, ka konstatur një ndërmarrja që merret me testim të aplikacioneve, Sauce Labs, nëpërmjet një analize të re.

Nëse kjo duket sikur ndonjë “shkop” për të mposhtur shfletuesin e ndërmarrjes Microsoft, ia vlen të përmendet që studimi i ndërmarrjeve për rreth 55 milionë testime duke përdorur platformën Selenium ka gjetur që të gjithë shfletuesit kanë treguar nivele të ulëta të gabimeve, rreth 0.12 për qind ose më pak, ku performuesi më “i keq” ishte Safari 6 i Apple.

Në të njëjtën shkallë, Opera 12 ka arritur 0.08 për qind, IE10 0.05 për qind, Chrome 27 nën 0.02 për qind, kurse Firefox pothuajse zero për qind, për të mos thënë që nuk pati aspak gabime. IE çaloi përballë rivalëve të vet kryesorë në disa nivele. Edhe shkalla e përmirësimit e paraqitur nga versionet e fundit u pasqyrua në disa shifra mjaft interesante.

Internet Explorer 6 (i lëshuar në vitin 2001 me XP) dhe 7 (2007) më parë ka qenë njëri nga performuesit më të këqij me 0.3 për qind secili, duke qenë prapa Firefoxit dhe Opera 10 (2009) dhe Firefox 7 (2011) dhe IE8 (2009) me pak më pak se 0.25 për qind.

Ia vlen të theksohet se të gjitha këto janë përdorur nga përqindje të vogla të përdoruesve të shfletuesve globalë, por ato janë duke i dërguar dobësitë e shfletuesve tek problemet më serioze rreth asaj se sa shpesh mund të paraqiten ngecje. “Gjysma e versioneve të shfletuesve që analizuam kishim vlera të gabimeve më të ulëta se 0.07 për qind. Kjo është mjaft e ulët dhe tregon që shfletuesit janë duke u bërë më të besueshëm teksa vijnë më tepër versione,” tha Luren Nguyen e Sauce Labs. Megjithëse çaloi pak, IE kishte pasur një përmirësim të madh me kalimin e kohës.

LEXO EDHE:  Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

“Microsoft ka sjell versionet e reja të veta të Internet Explorer si versione më moderne me funksionim të mirë të IE-së. Ju mund të keni parë reklamën me ngjyrosje nostalgjike të IE 10. Të dhënat që ne kemi për vlerat e gabimeve në shfletues tregojnë që thëniet e tyre kanë mjaft merita,” tha ajo.

Dikush mund të thotë që niveli absolut i gabimeve në këto testime është një rrugë jo e përsosur për të matur besueshmërinë e shfletuesve (a munden gabimet të dëshmohen që janë pjesë e fajit të shfletuesve dhe jo e platformës së testimit?), por matjet e krahasuara nuk mund të jenë të rastësishme. Gabimet, që rezultojnë zakonisht me disa lloje të ngecjes, shkaktohen nga vrimat në kodin e shfletuesit. (PCWorld Albanian)

browser

Lajmet e fundit>