Siguri

Chrome dhe IE më të sigurt se Firefox

Publikuar , 10 Dhjetor 2011
0
Chrome dhe IE më të sigurt se Firefox

Hulumtuesit në ndërmarrjen për siguri Accuvant lëshuan një studim gjatë të premtes që njehson veçoritë e sigurisë të tre shfletuesve të uebit: Chrome të Google, Internet Explorer të Microsoftit dhe Firefox të Mozilla-s. Rezultatet tregojnë që Google është duke udhëhequr drejt dyerve të sigurisë, Microsoft është menjëherë pas Google dhe Firefox mbetet në vendin e tretë. “Megjithëse që të dy Google Chrome dhe IE janë sfidues, Chrome është pak më i mirë,” thotë hulumtuesi nga Accuvant, Ryan Smith. Dhe, sa i përket Firefoxit, “Ne kemi provuar për të gjetur vendet ku Firefox mund të përmirësojë bazën e kodit të vet,” thotë Smith me një sjellje të mirë.

Studimi i Accuvant, që ishte bërë në mënyrë të pavarur por që si komision kishte Google, u përqendrua në zbutjen e shfrytëzimeve: në vend se të bëhet numërimi i dobësive në tre shfletuesit, ai supozoi që hakerët do të mund të gjenin vrima të mundshme për hakim tek të tre shfletuesit.

Jonathan Nightingale nga Mozilla përgjigjet në një deklaratë: “Firefox përfshin një grup të gjerë të teknologjive për të eleminuar ose reduktuar rreziqet e sigurisë, nga veçoritë e nivelit të platformës si zgjedhja e hapësirës së adresës tek sistemet e brendshme sikur korniza infektuese e ndërfaqes së sistemit tonë. Sandboxing është një shtojcë e dobishme për atë vegël që ne jemi duke e hetuar, por asnjë teknologji s’është një plumb prej argjendi. Ne investojmë në siguri përgjatë procesit të zhvillimit me vëzhgime të jashtme dhe të brendshme të kodit, testime të vazhdueshme dhe analizime të funksionimit të kodit dhe reagimet e shpejta ndaj çështjeve të sigurisë kur ato paraqiten. Ne jemi krenar për namin tonë në siguri dhe ky mbetet prioriteti qendror për Firefoxin.”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple paralajmërohet, 1.4 miliardë përdorues të iPhone dhe iPad në rrezik

Lajmet e fundit>