Analiza

Chrome dhe Safari shënojnë rritje

Publikuar , 04 Shtator 2012
Chrome dhe Safari shënojnë rritje

Sipas statistikave të përditësuara nga ndërmarrja analitike për Internet, StatCounter, Google Chrome është gati të tejkalojë shfletuesin Internet Explorer për t’u bërë shfletuesi më i popullarizuar në Britani të Madhe.

Ashtu siç mund të shihni në grafikun e mëposhtëm, IE ka qenë në një rënie të lirë që nga korriku i vitit 2008 (ngjyra e kaltër), duke humbur kështu praninë në treg në Britaninë e Madhe nga afërsisht 75 për qind në 31.5 për qind për më pak se 4 vite.

Rënia e lehtë ballafaqohet me rritjen e Chrome gjatë të njëjtës periudhë kohore – shfletuesi i Google ka shkuar nga 0 për qind në 31.28 për qind që nga korriku i vitit 2008 (vija e gjelbër) dhe duket se deri në muajin e ardhshëm do të tejkalojë shfletuesin Internet Explorer nëse vazhdon ky trend (dhe nuk ka ndonjë gjë që e dëshmon se kjo gjë nuk do të ndodhë).

Të dhënat e fundit nga StatCounter tregojnë që Google Chrome tani ka më tepër se një të tretën e tregut botëror të shfletuesve. Statistikat e përditësuara tregojnë që Chrome për momentin ka 35.4 për qind të tregut.

Përgjithësisht, ju mund të shihni se si rritja e Chrome është duke u bërë si rezultat i rënies së IE-së së ndërmarrjes Microsoft, por edhe për shkak të rënies së shpejtësisë së shfletuesit FirefoxMozillas. Ndërsa Opera nuk ka treguar ndonjë shenjë të rritjes tash e një kohë.

Google Chrome ishte lëshuar pothuajse 4 vite më parë.

Sipas StatCounter, Safari përfundoi vitin e kaluar me gati 6 për qind të tregut botëror, por tani është rritur në 8.2 për qind.

IE dhe Firefox kanë shënuar rënie për 8, respektivisht 3 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Policia Gjermane ka më shumë kontroll sesa duhet mbi të dhënat e qytetarëve