Lajmet

Chrome do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Tetor 2019
0
Në Janar 2020 Chrome 80 do të kalojë çdo përmbajtje HTTP në HTTPS dhe ti bllokojë nëse nuk hapen dot mbi këtë të dytën. Chrome do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP

Në një lëvizje e cila do të përmirësojë sigurinë dhe privatësinë, Google ka vendosur të thjeshtojë masat e sigurisë në Chrome.

Në një postim në blog ekipi i sigurisë së Chrome tha se faqet https:// do të aksesojnë vetëm përmbajtjet e sigurta të të njëjtit protokoll. Ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës por me disa hapa gradualë.

Sipas Google, përdoruesit e Chrome shpenzojnë 90% të kohës së tyre duke shfletuar në faqe HTTPS në të gjitha platformat madhore. Por në këtë faqen ndodh që disa përmbajtje HTTP të hapen të cilat konsiderohen të pasigurta.

Shumë prej tyre bllokohen por disa si imazhe, audio dhe video shpëtojnë. Këto përmbajtje mund të vendosin përdoruesit në rrezik.

Duke filluar me Chrome 79, shfletuesi do të bllokojë çdo përmbajtje HTTP automatikisht. Për ta bërë më të lehtë këtë proces, kompania do të aplikojë ndryshimin gradualisht. Në Dhjetor Chrome 79 do të shtojë një opsion për ata që duan ti aksesojnë këto përmbajtje. Në Janar 2020 Chrome 80 do të kalojë çdo përmbajtje HTTP në HTTPS dhe ti bllokojë nëse nuk hapen dot mbi këtë të dytën.

Pasi ndryshimet të jenë aplikuar, përdoruesit nuk kanë pse të shqetësohen për sigurinë e tyre mbi protokollin HTTPS. Lançimi në faza gjithashtu do të ndihmojë zhvilluesit të migrojnë përmbajtjet drejt HTTPS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TP-Link Deco M4 është një Wi-Fi Mesh buxhetor

Lajmet e fundit>