Softuer

Chrome do të ketë akselerim nga grafika 3D

Publikuar , 23 Korrik 2009
0
Chrome do të ketë akselerim nga grafika 3D

Greg Spencer, një programer i Chromium, duke shkruar në blogun e tij, tha se ekipi O3D është duke punuar në sjellje e O3D-s së integruar në ndërtimin Chromuim.

Ai tha se ekipi i tij ishte afër të qenët në gjendje për të kompletuar hapat e parë për integrim. Chromium është një projekt me kod të hapur që qëndron prapa Chrome dhe Spencer tha se do ta bëjë Chromium-in e bazuar në Windows të varur në ndërtimin O3D, si pjesë të procesit ndërtues.

Kjo do të hap rrugën për lojëra të performancës së lartë të bazuara në ueb që mund të punojnë në grafikë 3D. Google tha se dëshiron të përshpejtojë transformimin e uebit prej një mediumi statik në një vend ku është lehtë të lëshohet softueri.

Gjithashtu kjo kompani është duke punuar në Google Native Client, që është dizajnuar të lejojë aplikacionet e Uebit të marrin në shfrytëzim përparësitë e procesorit të kompjuterit të përdoruesit.

Sidoqoftë zhvillimi i këtij kodi është vetëm në hapin e parë. Google e di se ka nevojë të marrë zhvillues dhe prodhues të lojërave  për ta përdorur. Kjo nuk është edhe aq lehtë sa mendohet për shkak se për momentin vetëm Google ka deklaruar se është duke zhvilluar një shfletues që përdor harduerin e një kompjuteri.

Shpresa e tij e vetme është krijimi i Native Client dhe O3D në një fazë standare, në mënyrë që të arrijë t’i bindë programerët se teknologjitë ia vlejnë të përkrahen dhe në mënyrë që të fitojnë potencial para rivalëve.

Për ironi, nëse arrinë ta bëjë këtë, atëherë do ta ketë përkrahjen e Microsoft-it që deri më tani ka qenë duke bërë thirrje që të përdoren më shumë standarde në zhvillim të shfletuesve.

LEXO EDHE:  Apple Maps mëson nga Google Maps

Lajmet e fundit>