Lajmet

Chrome do të vijë për Windows XP edhe pasi Microsoft të mos e mbështes

Oct 19 2013
0 Shpërndarje
Chrome do të vijë për Windows XP edhe pasi Microsoft të mos e mbështes

Microsoft-i zyrtarisht planifikon të nxjerr në “pension” sistemin e vet operativ Windows XP gjatë vitit të ardhshëm, por Google gjatë të mërkurës lajmëroi që do të vazhdojë të mbështes shfletuesin Chrome për platformën të paktën deri në fillim të vitit 2015.

Gjiganti i uebit me seli qendrore në Kaliforni lajmëroi që do të dërgojë përditësime dhe arnime të sigurisë për versionin për Windows XP të Google Chrome “të paktën deri në prill të vitit 2015”.

Ky është lajm i mirë për përdoruesit e Windows XP, të cilët nuk do të kenë mungesë të të njëjtit shfletues deri në vitin 2015. Microsoft-i, me selinë qendrore në Uashington, ka thënë që planifikon të ndërpres mbështetjen e përdoruesve të sistemit Windows XP pas 8 prillit të vitit 2014.

Ndërkohë, me largimin e mbështetjes së Microsoft-it për këtë sistem operativ, shumë përdorues pritet të preket nga mungesa e mundshme e sigurisë.

Microsoft-i po e ndërmerr këtë hap si një rrugë për të shpërngulur përdoruesit e vet tek sistemet më të reja operative.

Windows XP është lëshuar në gusht të vitit 2001dhe tani është i vjetër më tepër se një dekadë. “Shumë organizata ende përdorin dhjetëra ose madje qindra aplikacione në XP dhe mund të kenë probleme me migrimin.

Qëllimi ynë është të mbështesim Chrome për përdoruesit e XP-së gjatë këtij procesi të tranzicionit,” tha Google në një blog duke lajmëruar për mbështetjen e Chrome për Windows XP.

Lajmërimi i Google nuk nënkupton që përdoruesit e Windows XP do të jenë tërësisht në qetësi.

Ata mund të ballafaqohen me probleme me sistemin operativ me programe të tjera të cilët ata i përdorin, por duke pasur mbështetje e Google për Chrome edhe për një vit, ata të paktën mund të sigurohen që shfletuesi Chrome nuk do të jetë i prekshëm nga sulmet e mundshme keqdashëse, apo të paktën ky i fundit do të preket fare pak. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Imazhe të reja të Galaxy S9 konfirmojnë dokun DeX dhe kufjet 3.5 mm

US–MICROSOFT–WINDOWS XP

Lajmet e fundit>