Lajmet

Chrome, Edge dhe Safari hakohen në konkursin elitar të hakerëve Kinezë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Nëntor 2019
0
Në Pranverën e 2018-ës qeveria Kineze ua ndaloi hakerëve të marrin pjesë në konkurse si Pwn2Own. Në përgjigje të ndalimi, qeveria zhvilloi konkursin Tianfu. Chrome, Edge dhe Safari hakohen në konkursin elitar të hakerëve Kinezë

Hakerët më të mirë të Kinës u mblodhën këtë fundjavë në qytetin e Chengdu për të konkurruar në Kupën Tianfu, konkursin më të madh të hakimit në vend.

Gjatë dy ditëve, 16-17 Nëntor, hulumtuesit elitar të sigurisë së Kinës testuan probleme zero-ditore në disa prej aplikacioneve më popullore në botë.

Objektivi ishte shfrytëzimi dhe marrja nën kontroll i një aplikacioni duke përdorur probleme sigurie të pazbuluara. Nëse sulmet shkojnë me sukses, hakerët fitojnë pikë në klasifikim, çmime por edhe reputacion.

Kupa Tianfu është identikë me Pwn2Own, konkursi më i madh në botë i hakimit. Përpara 2018-ës hakerët Kinezë dominonin Pwn2Own ku disa ekipe kanë fituar për vite me radhë. Tashmë i gjithë ky talent është kthyer kundër njëri tjetrit.

Në Pranverën e 2018-ës qeveria Kineze ua ndaloi hakerëve të marrin pjesë në konkurse si Pwn2Own. Në përgjigje të ndalimi, qeveria zhvilloi konkursin Tianfu.

Edicioni i parë u mbajt në Vjeshtën e 2018-ës ku hulumtuesit hakuan aplikacione si Edge, Chrome, Safari, iOS dhe telefonë si Xiaomi, Vivo, VirtualBox etj.

Gjatë eventit dy ditor Chrome, Edge, Safari dhe Office 365 u hakuan. Në Edge u zbuluan tre probleme sigurie, në Chrome 2, në Safari 1, Office 365 u zbulua 1 problem, AdobePDF 2, D-Link Dir-878 u zbuluan tre probleme dhe 1 në qemu-kvm + Ubuntu.

Në vendin e parë aktualisht rënditet Team 360Vulcan, një ish kampion i Pwn2Own. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edhe tre ditë nga telefoni i Huawei me ekran që paloset

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>