Lajmet

Chrome është gati ti japë drejtim një shqetësimi që rëndon prej kohësh përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2020
0
Opsioni në fazë eksperimentale pritet të mbërrijë në versionet desktop dhe mobile por që nuk është e sigurtë se ka për të debutuar me Chrome 86. Chrome është gati ti japë drejtim një shqetësimi që rëndon prej kohësh përdoruesit

Chrome ka një reputacion të keq kur bëhet fjalë për energjinë e baterisë që konsumon kur keni disa tabe të hapura njëherazi.

Megjithatë Google është gati ti japë drejtim këtij shqetësimi që rëndon përdoruesit sidomos ata që laptopëve.

Një opsion eksperimental të Chrome 86 redukton energjinë e konsumuar duke mbyllur disa procese JavaScript-i dhe gjurmues kur një tab nuk po përdoret aktualisht dhe është në fund.

Kursimi i energjisë do të ishte i ndjeshëm në kushte të ndryshme. Sipas testimeve të para Google ka kursyer 2 orë jetëgjatësi baterie me 36 tabe të hapura në sfond, kushte ekstreme por jo të pazakonta për një entuziast të teknologjisë.

Fitimet ishin po aq dramatike edhe me luajtjen e një videoja YouTube ku minimalisht 36 minuta jetëgjatësi baterie janë kursyer.

Opsioni në fazë eksperimentale pritet të mbërrijë në versionet desktop dhe mobile por që nuk është e sigurtë se ka për të debutuar me Chrome 86.

Shfletuesit e rivalëve si Apple dhe Microsoft vazhdimisht ka sulmuar Chrome duke ekspozuar jetëgjatësi superiore baterie. Ato mundet që ende të jenë lider në këtë drejtim, por Google po punon për të mbyllur hendekun. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një opsion i vetëm e bën këtë alternativë të WhatsApp aplikacionin më të shkarkuar në iOS