Lajmet

Chrome ka një plan për ta bërë shfletimin në ueb shumë më të shpejtë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2019
0
Gjatë këtij viti kompania do të kryejë testime përpara se ta sjellë tek Chrome në 2020-ën. Safari dhe Firefox kanë përdorur një sistem të tillë prej kohësh. Safari që nga 2002 ndërsa Firefox që nga 2005. Chrome ka një plan për ta bërë shfletimin në ueb shumë më të shpejtë

Shfletimi në internet do të bëhet shumë më i shpejtë me shfletuesin Chrome falë një funksioni të ri të quajtur bfcache ose “back-forward cache.”

Google aktualisht po punon në një sistem i cili do të ruajë uebfaqet kur navigoni në një faqe të re. Nëse ktheheni pas tek ajo faqe, Chrome do e hapë me shpejtësi pa qenë nevoja ta rindërtojë nga e para. E njëjta aplikohet edhe kur shtypni butonin përpara.

Ky sistem nuk do ta bëjë më të shpejtë hapjen e uebsajteve të reja, por Google thotë se navigimi para dhe pas aplikohet për 19% të faqeve të hapura në Chrome në Android dhe 10% në Chrome për kompjuterët.

Ngjan me një veçori të thjeshtë por për zhvillimin e saj ka sfida. Privatësia është njëra prej tyre sepse bfcache duhet të sigurohet se këto faqe nuk kanë JavaScript në to.

Gjithashtu përveçse do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë do të rëndojë memorien, një problem tradicional për Chrome.

Gjatë këtij viti kompania do të kryejë testime përpara se ta sjellë tek Chrome në 2020-ën. Safari dhe Firefox kanë përdorur një sistem të tillë prej kohësh. Safari që nga 2002 ndërsa Firefox që nga 2005.

Google po përpiqet të arrijë dy shfletuesit në fjalë dhe me fokusin në rritje në drejtim të privatësisë dhe performancës, kërkon që ta përmbushë objektivin me sukses. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Jo të gjithë janë të kënaqur me planin shkrirjes së aplikacioneve të Facebook

Lajmet e fundit>