Softuer

Chrome ka vendosur të bëhet “Çmendurisht i shpejtë”

Publikuar , 09 Nëntor 2010
0
Chrome ka vendosur të bëhet “Çmendurisht i shpejtë”

Në mënyrë të veçantë, një mundësi e re për ri-nisjen e një faqeje të re gjatë punës do ta shkaktoj shfletuesin Chrome të pëpunoj uebfaqet para se ato të kenë nevojë të hapen, sipas një përshkrimi të shkurtër mbi çështjet e reja Chromium. Funksioni i ri do të punojë në ri-nisjen e faqeve në “kategoritë në sfond” dhe rezultati, bazuar në përshkrimin e faqes, do të jetë “hapje çmendurisht e shpejtë e faqeve.”

Funksioni pritet të mbërrijë në Chrome gjatë muajit shkurt, sipas përshkrimit.

Cilat faqe, për sa kohë?

Ashtu sikur shfletuesit tjerë, Google Chrome lejon përdoruesit të kenë faqe të shumta të hapura në tabs të ndryshme në të njejtën kohë. Nga rregullimi i atyre faqeve në tabs të ndryshëm që nuk mund të shihen nga përdoruesi, shfletuesi do të shmang rregullimin e atyre faqeve nga scratch kur ato janë të nevojshme nga ana e përdoruesit. Kjo, nga ana tjetër, premton që t’i bëj ato të qasshme shumë më shpejt.

Pyetjet e hapura në lidhje me mundësitë e reja përfshijnë ato pyetje që kanë të bëjnë me si të përmbushim sistemin pa marrë shumë memorie nga kompjuteri i përdoruesit i cili potencialisht mund të luftojë të paktën disa nga përfitimet e shpejtësisë. Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse Chrome do të zgjedh se cilat faqe përpunohen në mes të të gjitha faqeve që një përdorues mund të dëshiroj t’i shfletoj, dhe sa kohë do të duhej që ato të ri-përpunohen.

E gjitha në lidhje me shpejtësi

Megjithatë, ashtu siç Chrome përshtatet me disa nga gjërat më të pëlqyera të Firefox dhe Internet Explorer për pozitën në treg, shpejtësia më e madhe në Web do të jetë njëra nga karakteristikat kryesore për të vendosur se cili shfletues do të fitoi. Chrome gjithashtu kohët e fundit performoj mirë edhe në testet e hershme të konformitetit HTML5 të World Wide Web Concosrtium, gjë e cila mund të jetë një tjetër karakteristikë dalluese në listë.

LEXO EDHE:  Pas Instagram, Facebook gjithashtu ju tregon sa kohë keni shpenzuar në aplikacion

Ndërkohë, tregu i Chrome është në rritje e sipër. Gjatë muajit tetor, Chrome u rrit nga 8 përqind në 8.5 të tregut të shfletuesve në gjithë botën, sipas të dhënave nga kompania e hulumtimeve Net Applications. Kreu i tregut, Internet Explorer, ka pas një rënie prej 59.7 në 59.2 për qind, ndërsa Firefox ka pësuar një rënie tjetër prej 23 përqind në 22.8 përqind. Safari ka mbajtur një përqindje prej 5.4 për qind ndërsa Opera mori 2.3 për qind./pcworld.al

Lajmet e fundit>