Lajmet

Chrome, më i përdorur se Firefox, IE dhe Opera së bashku, në mobile dhe desktop

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Chrome, më i përdorur se Firefox, IE dhe Opera së bashku, në mobile dhe desktop

google chromeeeFirma analitike Shareaholic, publikoi këtë javë të dhëna në lidhje me përqindjen e përdorimit të shfletuesve për vitin 2013 (deri tani).

Shifrat janë të shumta dhe jo të gjitha do të përmenden në këtë artikull, por do të flasim për disa prej më kryesoreve dhe më interesanteve.

Më e rëndësishmja është pa diskutim dominimi i shfletuesit Google Chrome, i cili, sipas rezultateve, përdoret më tepër se Firefox, Internet Explorer, dhe Opera së bashku.

E njëjta gjë vlen edhe në mobile, ku për pajisjet Android, Chrome dhe shfletuesi automatik i sistemit, tejkalojnë Firefox-in dhe Safari-n së bashku.

Tabela e mëposhtme tregon ecurinë e shfletuesve të ndryshëm nga muaji janar i këtij viti deri në shtator.

shareholic_chartNga Shareaholic vijnë edhe rezultatet më të spikatura:

– Top katër shfletuesit përbëjnë mbi 80% të tregut. Muajin e kaluar, Google Chrome mbante vendin e parë pasi zinte mbi 1/3 e tregut. Më pas renditej Firefox me 16.6%, i ndjekur nga Safari me 16.15% dhe Internet Explorer me 15.62%.

– Shfletuesi automatik në Android dhe Google Chrome pësuan një rritje në numra dyshifrorë.

– Internet Explorer ishte shfletuesi me rënien më të madhe, i ndjekur nga Opera, Firefox, dhe Opera Mini.

Për të nxjerrë këto të dhëna, Shareaholic ka analizuar 250 milionë vizitorë që kanë vizituar rrjetin e vet prej 200 000 publikuesish. (PCWorld Albanian)

shareholic_graph

LEXO EDHE:  Shfletuesi Microsoft Edge i bazuar në Chrome një hap më pranë zyrtarizimit

Lajmet e fundit>