Softuer

Chrome me një version “beta” për Mac

Publikuar , 25 Tetor 2009
0
Chrome me një version “beta” për Mac

Megjithëse ka lajmëruar një mundësi për të testuar këtë shfletues në Mac, Google i ka këshilluar njerëzit që të mos e provojnë. Në këtë faqe, Google thekson: “Google Chrome për Mac është në zhvillim e sipër dhe një ekip i inxhinierëve po punon vazhdimisht për ta sjellë tek ju sa më shpejtë që është e mundur. Ju lutem futni adresën tuaj më poshtë dhe ne do t’ju njoftojmë kur do të bëhet gati”.

“Një version i hershëm zhvillues tani është gati! Gjersa nuk është në kualitet beta (në veçanti, ende nuk mund të printojë dhe përkrahja për shtojca nuk është ende stabile), ai po ecën mirë. Nëse dëshironi ta provoni, shikoni Early Access Release Channels për instruksionet për shkarkim”, vazhdojë Google në deklaratën e saj.

Bashkë-formuesi i Google, Sergey Brin bëri një paralajmërim për ofrimin e versionit build 4.0.223.8 në Samitin Web 2.0 në San Francisco, por ai pranoi se ishte i zhgënjyer me kohën e shpenzuar që të arrijë ky version.

“Koha ka qenë një prej dëshpërimeve të mija rreth projektit Chrome” tha Brin, në përgjigjen e tij ndaj një pyetje nga audienca. “Unë jam duke përdorur Chrome për Mac dhe një version për Mac tani ofrohet për publikun, por ai version është në fazat e hershme të zhvillimit, dhe nuk bëhet fjalë për një beta testim real nga ana e publikut.”

LEXO EDHE:  Opera në desktop vjen me dizajn të ri dhe portofolin e kriptomonedhave

Lajmet e fundit>