Analiza

Chrome mundi të kalojë Firefox-in në betejën e shfletuesve në desktop

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Chrome mundi të kalojë Firefox-in në betejën e shfletuesve në desktop

chrome_60-100004287-gallerySipas statistikave më të fundit të Net Applications lidhur me trafikun në ueb, rezulton se Google Chrome mundi të kalojë Firefox-in vetëm me një përqindje të vogël përsa i përket përdorimit në desktop.

Gjatë muajit mars, Chrome mundi të zotërojë 17.5% të trafikut total të shfletuesve në desktop duke e lënë kështu Firefox-in në vend të tretë me 17.2%. Ky është një tregues i rëndësishëm për Chrome, i cili në raportet mujore të Net Applications është renditur vazhdimisht pas shfletuesit Firefox.

Chrome është përpjekur së tepërmi për të sfiduar Firefox, por sigurisht ka hasur vështirësi të vazhdueshme. Para një viti, Firefox dispononte më tepër se 20% të trafikut të shfletuesve në desktop, ndërsa pjesa e zotëruar nga Chrome ishte 16.5%. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013, Chrome pati akoma më tepër vështirësi, por në shkurt të këtij viti pjesa e zotëruar nga Firefox arriti në 17.6%, ndërsa Chrome shënoi një rritje të vogël duke arritur në 16.8%.

Shfletuesi Internet Explorer i Microsoft-it e mbylli muajin mars me 58% që do të thotë se pjesa e zotëruar prej tij në trafikun e shfletuesve në desktop ka shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar (55%) , por ka shënuar rënie krahasuar me muajin shkurt. Ndër versionet specifike të shfletuesve rezultoi se IE 8 qëndron në krye të klasifikimit me 21%. Pas tij renditet IE 11 me 15.7 % dhe Google Chrome 33 me 12.6 %. (PCWorld Albanian)

net-app-stats-march-2014

LEXO EDHE:  5 mite të Bluetooth që duhet ti injoroni

Lajmet e fundit>