Lajmet

Chrome ofron mbrojtje nga shkarkimi i maluerëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Për të filluar ju duhet një çelës fizik sigurie për tu kyçur. Google gjithashtu kufizon aksesin e plotë në llogaritë Gmail dhe Drive për aplikacione specifike në mënyrë që një program të mos përdoret për të vjedhur të dhënat e përdoruesve. Chrome ofron mbrojtje nga shkarkimi i maluerëve

Shumica e gjigantëve të internetit ofrojnë masa sigurie si verifikimi me dy faktorë i cili duhet ti mbajë llogaritë tuaja të sigurta nga hakerët.

Por janë disa njerëz shumë me vlerë për hakerët saqë shkojnë pas tyre specifikisht si përshembull menaxherët e fushatave zgjedhore.

Dhe Google ka menduar për ta. Dy vite më parë kompania prezantoi Programin e Avancuar të Mbrojtjes, një nivel shtesë sigurie për njerëzit të cilët ndihen të kërcënuar nga sulmet kibernetike.

Duke u regjistruar në këtë program, nëse humbisni kredencialet ose masa te sigurisë do të jetë thuajse e pamundur për ta rikuperuar por është jetik kur përballeni me kërcënime serioze.

Për të filluar ju duhet një çelës fizik sigurie për tu kyçur. Google gjithashtu kufizon aksesin e plotë në llogaritë Gmail dhe Drive për aplikacione specifike në mënyrë që një program të mos përdoret për të vjedhur të dhënat e përdoruesve.

Hakerët gjithashtu nuk do të kenë fat me inxhinierinë sociale. Janë disa rishikime dhe kërkesa shtesë nëse dikush pretendon se i është vjedhur llogaria duke reduktuar shanset që dikush të shtiret si ju.

Tashmë Programi i Mbrojtjes së Avancuar është integruar në shfletuesin Chrome duke mbrojtur përdoruesit edhe kur po shkarkojnë në ueb. Përdoruesit të cilët kanë të aktivizuar sinkronizimin në Chrome kanë mbrojtje të lartë kundër shkarkimeve të rrezikshme.

Shfletuesi do të paralajmërojë përdoruesit për disa skedarë e madje të bllokojë plotësisht shkarkimin e tyre. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur krijuesit e maluerëve kanë gjetur më shumë mënyra për të nisur shkarkime pa dijeninë e përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një muaj nga ndalimi dhe ende ka aplikacione për gërmimin e monedhave kriptografike në Play Store

Lajmet e fundit>