Softuer

Chrome OS mund të paraqitet në qershor të këtij viti

Publikuar , 29 Mars 2011
0
Chrome OS mund të paraqitet në qershor të këtij viti

Tani Google duket se gjatë një bisede me zyrtarë pranë Pocket Lint, ka konfirmuar në njëfarë forme se po bëhen gati për lansimin e Chrome OS, dhe se ka gjasa që madje ta shohim në çerekun e dytë të këtij viti, e për të qenë më të saktë në muajin qershor.

Sipas raportit, Google momentalisht është duke diskutuar me një sërë prodhuesish, dhe sipas të gjitha  gjasave ata kanë edhe njësi testimi në nivel prodhimi me partnerë si Acer dhe Samsung,. Nga ajo që po shihet deri tani, Chrome OS do të paraqitet vetëm me harduer specifik, por për shkak se platforma është me kod të hapur ajo do të mund të shkarkohet për cilindo kompjuter.

Siç është raportuar edhe më parë çmimet për njësitë me Chrome OS pritet të sillen diku në mes 250 deri në 600 dollarë, e këtu kemi edhe një informatë shtesë pasi që është konfirmuar se Asus po punon në një laptop me Chrome OS që pritet të ketë një çmim prej 200 deri në 250 dollarë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telegram përsëri ndryshon limitin e grupeve

Lajmet e fundit>