Lajmet

Chrome po ofron edhe mundësinë për të kërkuar me fotografi

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Chrome po ofron edhe mundësinë për të kërkuar me fotografi

chrommeeNuk ka kaluar shumë kohë që kur Chrome 29 doli për versionin për desktop me sugjerime më të mençura në kutinë e shkrimit të URL-së, por Google nuk është duke u ndalur me kaq.

Gjiganti i kërkimit është duke fuqizuar produktin e vet kyç në shfletues me një përditësim të ri.

Tani, faqja e tabit të ri e Google Chrome do të paraqes logon e familjarizuar të Google dhe kutinë e kërkimit, që paraqitet zakonisht kur vizitoni faqen Google.com. Nën kutinë e kërkimit, ju do të gjeni tabet më të vizituar si zakonisht. Dhe po, ai do të përshijë një Google Doodle të posaçëm, qofshin lojëra për largim të mërzisë, apo video të mahnitshme.

“Shpejtësia është njëra nga parimet kyçe të Chrome dhe ne jemi duke lëshuar një veçori që mund ta bëjë kërkimin më të shpejt dhe më të thjeshtë me një faqe të re efikase për Tabin e Ri,” tha ndërmarrja në një postim në blog.

“Kjo veçori është ndërtuar në API të hapura, kështu që cilado makinë e kërkimit mund ta krijojë faqen e “tabit të ri” në Chrome.” Ngjashëm, Google është duke e bërë më të lehtë kërkimin në bazë të fotografive.

Kurdo që shihni ndonjë fotografi, ju mund ta klikoni me të djathtën atë dhe të shtypni “Search by Image” për ta bërë një kërkim në Google me të.

chrommee1

Në anën mobile, Google Chrome për Android ka marrë disa gjeste të reja që iu mundësojnë përdoruesiveqë të zhvendosen me lehtësi përgjatë tabeve ose të ketë qasje në menu, më saktë, përdoruesit mund ta bëjnë tërheqjen horizontale në ekran përgjatë shiritit të sipërm me vegla që në shpejtësi të zhvendosen përgjatë tabeve; zhvendosni vertikalisht shiritin me vegla për t’u futur në pamjen e zhvendosësit përgjatë tabeve; dhe tërhiqni poshtë nga menuja për të hapur menunë dhe për të përzgjedhur gjënë që dëshironi pa pasur nevojë që të hiqni gishtin tuaj nga ekrani i pajisjes tuaj mobile. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei gati planin për të zëvendësuar Androidin

Lajmet e fundit>