Lajmet

Chrome preket nga disa probleme serioze sigurie

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Dhjetor 2019
0
Zbuluar nga hulumtuesit e Tencent Blade Team, Magellan 2.0 vjen një vit pasi i njëjti ekip zbuloi probleme të ngjashme në Chrome. Chrome preket nga disa probleme serioze sigurie

Një tjetër problem serioz sigurie është shfaqur në shfletuesin popullor Google Chrome. I njohur si Magellan 2.0, problemi i sigurisë përbëhet nga pesë dobësi në mënyrën sesi Chrome përdor funksionin SQLite për të punuar me të dhënat.

Zbuluar nga hulumtuesit e Tencent Blade Team, Magellan 2.0 vjen një vit pasi i njëjti ekip zbuloi probleme të ngjashme në Chrome.

Këto dobësi sigurie kanë të bëjnë me mënyrën sesi inputi i të dhënave vlerësohet nga databaza SQL e Chrome veçanërisht në mënyrën sesi API WebSQL ndryshon kodin Javascript sipas komandave SQL.

Secila prej këtyre dobësive mund të kishte rezultuar në dështim të Chrome. Kjo është më e pakta që mund të ndodh sepse në rastin më të keq, një sulmues mund të niste një operacion SQL duke hakuar disa pjesë të funksioneve të shfletuesit duke ekzekutuar kodin në distancë.

Por nuk ka vend për panik sepse Tencent Blade ka njoftuar me kohë Google i cili ka adresuar problemet në versionin e fundit të Chrome. Gjithashtu ekipi në fjalë tha se nuk ka mësuar asnjë shfrytëzim të problemeve nga hakerët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat ndalon së promovuari llogarinë e Donald Trump