Softuer

Chrome tejkalon Firefoxin

Publikuar , 04 Dhjetor 2011
0
Chrome tejkalon Firefoxin

Shfletuesi Chrome i Google është duke fituar përdorues të rinj dhe një vëzhgues i industrisë thotë që ai madje mund ta ketë eklipsuar kundërshtarin e vet me kod të hapur në tregun botëror.

Sipas StatCounter Global Stats, Chrome ishte programi i dytë më i pëlqyer për shfletim  të uebit në muajin nëntor, duke tejkaluar kështu shfletuesin Firefox.

Sipas StatCounter, me Chrome ishte bërë 25.69% e shfletimi online, në krahasim me 25.23% të Firefox. Firefox menaxhohet nga Fondacioni jofitimprurës Mozilla.

Internet Explorer i Microsoft mbeti kryesues si shfletues i uebit me 40.63% të tregut botëror.

“Ne mund të shohim përpara tek një betejë magjepëse në mes Microsoft dhe Google teksa ritmi i rritjes së Chrome tregon që ai do të bëhet një sfidues i vërtet globalisht i Internet Explorer,” tha shefi ekzekutiv i StatCounter, Aodhan Cullen.

Sidoqoftë, ndërmarrja matëse e internetit, Net Applications, gjatë të premtes raportoi që Firefox ende mbetet në vendin e dytë megjithëse Chrome ka arritur të mbushë mjaft shumë hapësirën ndarëse në mes të këtyre dy shfletuesve.

Sipas StatCounter, Firefox ishte duke humbur përdorues në Shtetet e Bashkuara, por mbeti në vendin me 20.09% të tregut, në krahasim me 10.89% të Chrome.

Është raportuar që Internet Explorer ishte përdorur për t’u bërë shfletimi nga 50.66% e përdoruesve amerikanë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

Lajmet e fundit>