Lajmet

Chrome ua bën jetën më të lehtë përdoruesve me një lidhje interneti të ngadaltë

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2020
0
Google shpreson se me këtë opsion do të ndihmojë përdoruesit me një lidhje interneti të ngadaltë ose me probleme duke ju dhënë informacion e cilën faqe të hapin Chrome ua bën jetën më të lehtë përdoruesve me një lidhje interneti të ngadaltë

Google do të lançojë një opsion të ri me Chrome 85 i cili tregon nëse një faqe që po vizitoni është e ngadaltë ose jo.

Uebsajtet të cilat hapen shpejtë do të marrin një etiketë “Fast Page”. Linket të cilat marrin këtë etiketë janë faqe të cilat historikisht janë hapur shpejtë.

Fast Page do të shfaqet në menunë e kontekstit kur shtypni mbi një link në Chrome 85 Beta në Android. Aktualisht vetëm sa ka filluar të shfaqet por ju mund ta aktivizoni manualisht në chrome://flags dhe aktivizuar “Context menu performance info and remote hint fetching.”

Google shpreson se me këtë opsion do të ndihmojë përdoruesit me një lidhje interneti të ngadaltë ose me probleme duke ju dhënë informacion e cilën faqe të hapin.

Opsioni është pjesë e iniciativës Web Vitals e cila është një përpjekje e kompanisë për tu treguar përdoruesve cilat uebsajte performojnë mirë. Pronarët e uebsajteve dhe zhvilluesit do të kenë një set informacione të cilat tregojnë nëse uebsajtet e tyre po hapen shpejtë për vizitorët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gmail ka një logo të re