Lajmet

Chrome Web Store, Google aplikon masa të reja për shtojcat

Oct 2 2018
0 Shpërndarje
Në 2019-ën dy ndryshime të tjera do të hyjnë në fuqi: llogaritë e zhvilluesve në Chrome Web Store do të kërkojnë verifikim me dy faktorë dhe Google do të prezantojë versionin e tretë të platformës së shtojcave. Chrome Web Store, Google aplikon masa të reja për shtojcat

Ditën e sotme Google njoftoi pesë ndryshime madhore në Chrome Web Store.

Dy të parat do të implementohen menjëherë: zhvilluesit do të jenë subjekt i proceseve më rigoroze dhe Chrome Web Store nuk do të pranojë meë skedarë Javascript të “turbulluar.”

Gjithashtu përdoruesit e Chrome do të kenë mundësi të kufizojnë aksesin e hosteve për shtojcat e tyre.

Në 2019-ën dy ndryshime të tjera do të hyjnë në fuqi: llogaritë e zhvilluesve në Chrome Web Store do të kërkojnë verifikim me dy faktorë dhe Google do të prezantojë versionin e tretë të platformës së shtojcave.

Zakonisht Google reagon me shpejtësi ndaj aplikacioneve dhe shtojcave të një cilësie të dobët.

Në Maj të 2015-ës Google filloi të bllokonte shtojcat të cilat nuk listoheshin në Chrome Web Store.

Gjiganti i motorit të kërkimit së bashku me masat e reja dha edhe disa statistika.

Konkretisht mese 180,000 shtojca janë pjesë e Chrome Web Store dhe gjysma e përdoruesve desktop i shfrytëzojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>