Softuer

Chrome 3.0 – versioni i ri i shfletuesit të Google

Publikuar , 17 Shtator 2009
0
Chrome 3.0 – versioni i ri i shfletuesit të Google

Paraqitja arrin vetëm dy javë pasi Chrome festoi ditëlindjen e parë të saj dhe si i tillë ai është rezultat i 51 zhvilluesve, 21 beta dhe 15 përditësimeve të qëndrueshme, së bashku me 3.505 arnime të vrimave.

Ashtu sikurse me secilën paraqitje madhore të shfletuesve, performanca e JavaScript merr pozicion qendror në skenë. Sipas Google, Chrome 3.0 është 150 përqind më i shpejtë në JavaScript sesa beta e parë e kësaj kompanie dhe 25 përqind më e dedikuar për ju sesa paraqitja e fundit e qëndrueshme.

Në Chrome 3.0, ju mund të ri-aranzhoni imazhet e vogla (thumbnails) të ueb faqeve të vizituara rishtas kur startoni për herë të parë shfletuesin, si dhe të ngjitni thumbnail në një pikë specifike ashtu që ato të mos zhduken.

Shtesat tjera përfshijnë Omnibox të përmirësuar me një prezantim të optimizuar të menysë rënëse, aftësi shtesë për HTML5, siç është tag-u <video> dhe përkrahja për tema (themes).

Nëse përdorni Chrome dhe ai nuk është përditësuar në mënyrë automatike, atëherë këtë veprim mund ta bëni përmes hapave manual këtu.

LEXO EDHE:  Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Lajmet e fundit>