Softuer

Chrome shton PDF lexues të integruar

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
Chrome shton PDF lexues të integruar

“Për të hapur një PDF dokument, ju zakonisht duhet të keni softuer shtesë apo një shtojcë në shfletues në mënyrë që ta shikoni atë në ueb shfletues” shkroi Google të enjten në një postim në blogun e Chrome. “Me Chrome PDF të integruar tani që ofrohet në Chrome Beta, ju mund të hapni një PDF dokument pa pasur nevojë të instaloni diçka shtesë”.

Dokumenti PDF do të ngarkohet shumë shpejtë dhe sikurse një ueb faqe normale në shfletues, shton më tej Google.

Google ka bërë të ditur se PDF lexues i integruar nuk paraqet ndonjë rrezik nga sulmet, sepse secili tab është “Sandboxed” apo i izoluar nga njëri tjetri, që do të thotë se teorikisht nuk ëshë i mundur ndonjë sulm me ekzekutim kodi apo malware në PDF, duke infektuar PC-në e përdoruesit.

Versioni i ri i shfletuesit 7.0.517.44, megjithëse tani për tani ofrohet në beta version në kanalet e paraqitjes së Chrome, mund të shfrytëzohet vetëm nga zhvilluesit por edhe të tjerët që janë të interesuar mund ata testojnë. Versioni më i fundit stabil 7.0.517.41 është paraqitur në fund të tetorit, vetëm pasi Chrome 6 ishte paraqitur në fillim të muajit shtator. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Nga 15 Tetori shtojcat e Chrome do të jenë më të sigurta

Lajmet e fundit>