Harduer

Chromebook-ët po shiten më tepër sesa Mac, humbet edhe Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shkurt 2021
Sipas një studimi të GeekWire bazuar në të dhënat e ofruara nga IDC, Chromebook-ët janë shitur në numër më të lartë sesa Mac në 2020. Chromebook-ët po shiten më tepër sesa Mac, humbet edhe Windows

Chromebook-ët kanë filluar të bëhen një produkt i preferuar i përdoruesve të cilët kërkojnë zgjidhje më me kosto më të përballueshme sesa kompjuterët Mac dhe Windows.

Sipas një studimi të GeekWire bazuar në të dhënat e ofruara nga IDC, Chromebook-ët janë shitur në numër më të lartë sesa Mac në 2020, një arritje e madhe duke pasur në konsideratë popullaritetin e kompjuterëve Apple.

Analisti i IDC Mike Shirer tha për GeekWire se Chromebook-ët janë shitur më tepër sesa Mac, një fakt sa absurd aq edhe interesante. Ishte tre mujori i dytë i 2020 kur Chrome OS u rrit më tepër.

Pjesa e tregut e Windows ra me 81.7%, macOS u rrit në 7.6% ndërsa Chrome OS në 10%. Në tremujorin e tretë macOS dhe Windows ranë më tutje ndërsa ChromeOS u rrit.

Windows ra në 78.9% e më pas në 76.4% në tre mujorin e katërt ndërsa macOS u rrit në 8.4% në tre mujorin e tretë për të rënë në 7.7% në tre mujorin e katërt. Gjatë këtyre muajve ChromeOS u rrit në 11.5% dhe drejt fundit të vitit në 14.4%.

A duhet të konsideroni blerjen e një Chromebook? Nëse po kërkoni një laptop të ri mbase është momenti i duhur për ti dhënë një shans ndërsa po rriten me shpejtësi në popullaritet. Kështu do të shikoni më tepër softuerë të disponueshëm e madje edhe më shumë kompani që prodhojnë laptopë të tillë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook premton të heqë informacionet e rreme rreth vaksinës së Covid-19