Lajmet

CIA Factbook përditësohet edhe me Kosovën

Publikuar , 18 Mars 2011
0
CIA Factbook përditësohet edhe me Kosovën

Në këtë link, në të cilën janë të vendosura faktet e ndryshme mbi të gjitha shtetet e botës, tashmë CIA ka hapur profilin edhe për Kosovën, raportoi Zhurnal.

Kjo faqe është tani e njëjtë sikur për të gjitha shtete tjera. Duke shikuar këtë faqe interneti, në pjesën ku flitet për ushtrinë e Kosovës, aty përmendet se është Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në pjesë të ndryshme jepet historia, ekonomia, shtrirja gjeografike sistemi politik dhe shumë fakte të tjera.

Në këtë profil të Kosovës janë shënuar informacione mbi historinë e Kosovës që nga koha Bizantine e deri më sot. Po ashtu aty janë publikuar edhe informata mbi gjendjen politike, sistemin politik, ekonominë, komunikacionin si dhe ushtrinë.

Shpjegimi i të gjitha këtyre është një risi për Kosovën pasi është hera e parë që vendi vendoset krahas shteteve të tjera. Faqja për Kosovën është aktualizuar nga data 8 mars e këtij viti dhe deri më tash ata nuk kanë pranuar asnjë ankesë për ndonjë fakt të publikuar. Afati i ankesave para se Factbook të mbetet kështu, është dy javë nga data e hapjes dhe kjo tregon se gati ky afat është duke skaduar. Pas skadimit të afatit, kjo faqe me informacione do të mund të quhet tërësisht zyrtare.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama prezantoi projektin "Biblioteka Dixhitale"

Lajmet e fundit>