Blog

CIA hap llogari në Instagram

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Prill 2019
0
Instagrami është më tepër për ti bërë të tjerë xhelozë. Agjencia të tjera Amerikane si NASA, NOAA dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë llogaritë e tyre. CIA hap llogari në Instagram

Ditën Enjte CIA lançoi llogarinë në Instagram në përpjekje për të ofruar më shumë transparencë.

Postimi i parë ishte një foto e rreme e një tavoline punonjësi ku bie në sy një paruke dhe një letër ku shkruhet “Top Secret Pulp”.

Shefja e CIA Gina Haspel kishte thënë se hapja e llogarisë është bërë për të ofruar më shumë transparencë. Megjithatë një vend ku njerëzit postojnë pozime nga më të ndryshme, jetën luksoze që bëjnë, mbase nuk është i duhuri për atë qëllim që CIA mendon ta arrijë.

View this post on Instagram

I spy with my little eye…

A post shared by Central Intelligence Agency (@cia) on

Instagrami është më tepër për ti bërë të tjerë xhelozë. Agjencia të tjera Amerikane si NASA, NOAA dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë llogaritë e tyre.

NASA ka 41 milionë ndjekës dhe vazhdimisht poston imazhe të planeteve, kostelacioneve dhe raketave të cilat marrin 1 milionë pëlqime. NOAA tregon krijesa ujore që duket sikur vinë nga një botë tjetër.

Ajo çfarë CIA do të sjellë mbetet për tu parë. aktualisht llogaria ndiqet nga afro 20,000 persona. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reddit teston sistem dhurimi parash mes përdoruesve

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>