Telefonët mobil, përkatësisht kohëve të fundit të quajtur telefonë të mençur (smart) janë bërë pjesë integrale e jetës sonë, të cilët na sjellin shumë përfitime por pa dyshim edhe dëme.
Revolucioni i përdorimit të pajisjeve mobile ka “shpërthyer” gjatë disa viteve të kaluar, sot janë të shumtë ata të cilët posedojnë më shumë se një pajisje të tillë, ndërsa është vërtetë gjë e rrallë të gjendet ndonjë person i cili nuk përdorë telefon mobil.
Gjithsesi, sipas infografikut të mëposhtëm gjatë fundit të vitit të kaluar në tokë kishte më shumë pajisje mobile sesa njerëz!
Në resurset tona biznesore, me një fokus në e-maile, më shumë kemi qasje përmes telefonëve të mençur, ndërsa ne poashtu i përdorim ato edhe në vende dhe situata të cilat janë krejtësisht absurde.
Egzistojnë, natyrisht, përparësitë e përdorimit të telefonëve mobil, por nuk mund të injorohen edhe të metat, ndërsa të gjitha këto e gjëra të tjera janë paraqitur në mënyrë cilësore në këtë infografik. (PCWorld Albanian)