Lajmet

Cicërimat “embedded” të Twitter-it, tani në steroide

Publikuar , 23 Janar 2013
0
Cicërimat “embedded” të Twitter-it, tani në steroide

Twitter twettsTwitter gjatë ditës së martë tha që do të ngrijë përmbajtjen e cicërimave “embedded”, duke ia mundësuar secilit në ndonjë faqe blogu ose për lajme për të parë video, fotografi, përmbledhje artikujsh dhe përmbajtje të tjera të shtuara brenda një cicërime.

Cicërimat “embedded” janë bërë një rrugë e parapëlqyer për të shfaqur përmbajtjen e llojeve të shumta të cicërimave në blogje dhe lajme përgjatë uebit.

Por, derisa janë një rrugë e përshtatshme për të thirrur një cicërimë në një postim blogu ose artikull me lajm, cicërimat “embedded” kanë qenë një version i zvogëluar i asaj që ishte e dukshme në Twitter.com. Tani, Twitter është duke e rritur sasinë e përmbajtjes që mund të shtohet në faqet e palës së tretë.

Twitter tha gjithashtu që do ta bëjë më të lehtë vendosjen e cicërimave nga Twitter.com ose TweetDeck (ky shërbim ka shtuar një përzgjedhje “embed this tweet” nën butonin “More” të çdo cicërime), e po ashtu edhe më thjesht për njerëzit për të parë se sa herë çdo cicërimë individuale është ricicëruar ose favorizuar.

Madje, cicërimat “embedded” thuhet që ngarkohen më shpejt tani se sa në të kaluarën. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Testimi i Facebook lejon përdoruesit të shtojnë këngë në foto dhe video

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>