Blog

Cigarja elektronike i merr jetën një 25 vjeçari

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Cigaret elektronike funksionojnë me bateri të cilat nxehin lëngun për të krijuar aerosol që konsumohet njësoj sikur të ishte cigare e zakonshme. Cigarja elektronike i merr jetën një 25 vjeçari

Një djalosh 25 vjeçar mbeti i vdekur pasi cigarja e elektronike i shpërtheu në fytyrë.

Djaloshi nga Teksasi vdiq në spital më 29 Janar. Në certifikatën e vdekjes shkruhet se vdiq nga infarkt cerebral pasi pjesë të cigares i dëmtuan arterien karotide.

Shpërthimi ndodhi dy ditë më parë më 27 Janar pranë një dyqani cigaresh. William Brown kishte shkuar për ti kërkuar ndihmë me cigaren elektronike shitësit por ai i kishte thënë se nuk shiste cigare të tilla.

Pak minuta më vonë ai do të përfundonte në koma pasi rrezet X tregonin se pjesë të cigares i kishin dëmtuar fytin.

Cigaret elektronike funksionojnë me bateri të cilat nxehin lëngun për të krijuar aerosol që konsumohet njësoj sikur të ishte cigare e zakonshme. Lëngu përmban nikotinë dhe aromatizues.

1 në 10 të rritur ka provuar të paktën një herë një cigare elektronike. Në SHBA mes 2009 dhe 2016-ës janë raportuar 195 raste të ndryshme ku cigaret elektronike kanë shpërthyer.

Majin e vitit të kaluar një tjetër person mbeti i vdekur pasi cigarja elektronike i shpërtheu po në fytyrë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 mënyrat me të cilat teknologjia digjitale po ndryshon fëmijërinë

Lajmet e fundit>