Analiza

Cila platformë e video lojërave është më popullore?

Publikuar , 28 Janar 2019
0
Anketa është realizuar nga UBM, kompania pas Konferencës Vjetor të Zhvilluesve të Lojërave. Cila platformë e video lojërave është më popullore?

Që një platformë video lojërash të jetë e suksesshme, është kritike që të mbështetet nga komuniteti i zhvilluesve.

Çfarë të mire ka një harduer i mirë nëse lojërat bëhet për platforma të tjera. Një kompani ka kryer një anketë e cila hedh dritë mbi platformat që zhvilluesit mbështesin më së shumti.

Anketa është realizuar nga UBM, kompania pas Konferencës Vjetor të Zhvilluesve të Lojërave.

Ashtu siç e prisnit, kompjuterët personalë janë platforma që gëzon mbështetjen më të lartë. 66% e 4,000 zhvilluesve të intervistuar thanë se janë duke punuar në një lojë për PC.

Në vendin e dytë vjen PlayStation 4 i cili ka prioritet të lartë gjithashtu. Platforma e re Nintendo Switch nuk mbetet pas.

Së treti vinë smartfonët dhe tabletët të cilët falë rritjes së madhësisë së ekraneve po bëhen shtëpia e disa prej lojërave hit të vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple detyrohet të ndërpresë shitjet e disa modeleve të iPhone në Gjermani

Lajmet e fundit>