Biznes

Cilat janë shërbimet të cilat parashikohen si më fitimprurëse të Apple

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
Cilat janë shërbimet të cilat parashikohen si më fitimprurëse të Apple

tim-cook-408Apple në radhë të parë njihet si gjiganti i kompanive të smartfonëve, por këto nuk janë të vetmet produkte që ajo tregton. Pajisje të tjera si tabletët, laptopët etj, janë gjithashtu të suksesshëm, por iPhone kryeson duke qenë se është dhe imazhi i kompanisë.

Ekspertët kanë parashikuar se një biznes tjetër i Apple do të arrijë majat e suksesit vitin që vjen. “Ne besojmë se ‘shërbimet’ janë një fushë në të cilën kompania Apple premton potencial të madh dhe së shpejti ajo do të sjellë iniciativa të reja”, tha analisti Ben Reitez. Veçanërisht ai theksoi se Apple Pay do të kthehet në një biznes me fitime të mëdha për Apple.

Pritet gjithashtu një shërbim i ri muzikor i cili do të përdoret në të gjithë smartfonat iPhone vitin që vjen. Kjo do të vijë e integruar dhe me shërbimin e abonimit për televizorë. Një burim tjetër i madh të ardhurash për Apple do të jetë padyshim dhe Apple Watch. Të gjitha këto të mbledhura bashkë e bëjnë Apple një nga kompanitë më të fuqishme dhe prestigjioze teknologjike në mbarë botën. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  iPhone e 2020 vinë me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>